Aktualitet

Shtrëngohen masat në Kakavijë! Nga 1 marsi, do të kalojnë drejt Greqisë vetëm 400 qytetarë në ditë, duhet të bëjnë

27 Shkurt 2021, 06:53 Nga DOSJA
Shtrëngohen masat në Kakavijë! Nga 1 marsi, do të

GREQI– Greqia ka shtrënguar sërish masat me Shqipërinë. Mësohet se në Pikën e kalimit kufitar në Kakavijë nga data 1 mars, do të lejohen të kalojnë vetëm 400 qytetarë në ditë.

Nga 700 qytetarë që është edhe norma e vendosur që prej muajit gusht të vitit të shkuar, tashmë shifra e personave që duhet të kalojnë brenda 24 orëve ka shkuar në 400.

Çdo udhëtar, duhet të ketë bërë testin e Covid-19 dhe rezultati duhet të jetë negativ, ndryshe kthehet mbrapsht. Të gjithë personat që do të futen në Greqi nga data 1 mars do të qëndrojnë 15 ditë në karantinë. Ndërsa shoferët bëjnë përjashtim, duke qenë se kryejnë transportin e udhëtareve.

Këto masa të reja futen në fuqi në datën 1 mars dhe do të jenë të vlefshme të paktën deri më datë 6 mars. Më pas pritet njoftimi i radhës për të parë se si do të vijohet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kakavije masat ne kakavije kakavije masat ne kakavije

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shkurt 2021, 06:17

Mali i Zi: Kriza e Coronës trazon Tuzin

MALI I ZI- Tuzi, qyteti me shumicë shqiptare, 10 kilometra larg kryeqendrës Podgoricë është vënë në qendër të vëmendjes këto ditë, jo vetëm për opinionin e Mali...