Aktualitet

Vodhi “Toyota”-n në Shijak, arrestohet 34-vjeçari, u ndalua për kontroll në Fushë Krujë

27 Shkurt 2021, 07:58 Nga DOSJA
Vodhi “Toyota”-n në Shijak, arrestohet 34-vjeçari, u

DURRËS– Një 34-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka vjedhur një makinë. Përmes njoftimit zyrtar, policia bën me dije se gjatë një kontrolli rutinë, efektivët kanë ndaluar në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një mjet tip “Toyota”.

Pas verifikimeve rezultoi se “Toyota” ishte vjedhur rreth orëve të para të mëngjesit në një pikë shitje të automjeteve në Shijak, në pronësi të një personi me inicialet D. P..

Ky i fundit kishte bërë edhe një kallëzim për mjetin e tij. Për pasojë 34-vjeçari që u kap nën drejtimin e mjetit, u vu në pranga.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Policisë Rrugore në DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt por dhe parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë ndaluar në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një mjet tip “Toyota”, me drejtues shtetasin F. S., për kontrroll dokumentacioni.

Pas verifikimeve rezultoi se ky mjet ishte vjedhur rreth orëve të para të mëngjesit në një pikë shitje të automjeteve në Shijak, në pronësi të shtetasit D. P., i cili kishte bërë kallëzim për mjetin e vjedhur.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi G. S., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 34 vjecari ne fushe kruje fushë-krujë arrestohet 34 vjecari ne fushe kruje fushë-krujë

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shkurt 2021, 06:17

Mali i Zi: Kriza e Coronës trazon Tuzin

MALI I ZI- Tuzi, qyteti me shumicë shqiptare, 10 kilometra larg kryeqendrës Podgoricë është vënë në qendër të vëmendjes këto ditë, jo vetëm për opinionin e Mali...