Aktualitet

E TRISHTË! Nuk ia dolën të fitonin betejën me Covid-19, d vëllezërit nga Mati humbin jetën brenda 24 orëve (EMRAT)

26 Shkurt 2021, 20:04 Nga DOSJA
E TRISHTË! Nuk ia dolën të fitonin betejën me Covid-19, d

MAT- Dy vëllezër nga Mati kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve si pasojë e Covid-19. Fatmir Domi 60-vjeç dhe Luan Domi 55-vjeç, nuk kanë arritur që të fitojnë betejën me sëmundjen vdekjeprurëse, sakaq nuk duhet nëse kanë pasur sëmundje bashkëshoqëruese. Ka qenë Ibrahim Domi, djali i viktimës i cili ka dhënë lajmin e trishtë për vdekjen e të atit dhe xhaxhait.

Me hidherim te thelle njoftoj vdekjen e babait tim Fatmirit 60 vjec, i cili nderroi jete sot per shkak te ketij virusi te pabese. Humbja e Fatmirit ishte nje goditje e forte dhe e papritur per femijet, bashkeshorten, mua, te afermve dhe miqve” shkruan Ibrahim Domi, djali i viktimës.

Ndërsa 24 orë më parë ai njoftoi vdekjen e xhaxhait, po nga koronavirusi. “Me hidherim te thelle njoftoj vdekjen e xhaxhait tim te vogel Luanit 55 vjec, i cili nderroi jete sot per shkak te ketij virusi te mallkuar. Largimi Luanit nga kjo jete la pas ne pikellim vellezerit, 2 vajzat Sibora e Luvana, bashkeshorten Valbona, miqte dhe te afërmit”. Kryebashkiaku i Klosit Ilmi Hoxha, miq dhe të afërm kanë ngushëlluar familjen.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 20 persona dhe janë infektuar 916  të tjerë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet humb jeten fatmir domi humb jeten luan domi koronavirusi ne shqiperi humb jeten fatmir domi humb jeten luan domi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll