Aktualitet

(EMRI-DETAJE) Aksident në Rrugën e Kombit, traileri përplas BMW-në, humb jetën një person, viktima 30 minuta në automjet,

26 Shkurt 2021, 18:57 Nga DOSJA
(EMRI-DETAJE) Aksident në Rrugën e Kombit, traileri përplas

RRËSHEN- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur. Burime bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Armando Gjoka 33-vjeç.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë tre automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën duke u bërë copash. 

Konkretisht ngjarja ka ndodhur  në afërsi të një karburantit, ku mjeti me drejtues E.H.,është përplasur me mjetin tip “BMW” që drejtohej nga Gjoka ,i cili për fat të keq ka mbetur i vdekur në vend. Mësohet trupi i viktimës ka qëndruar për rreth 30 minuta brenda në mjet.

Ndërkohë vetëm pak minuta përpara se të vdiste i riu është futur live në rrjetet sociale, ku shihet se ka qenë duke ecur me një shpejtësi marramendëse. 

Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit ndërkohë që policia dhe ambulanca janë nisur në vendin e aksidentit,  ku po merren me hetimin e ngjarjes dhe rrethanat e ngjarjes. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet humb jetën një person humb jetën një person

Sondazh

Poll