Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan, dy makina përplasen me njëra-tjetrën,  brenda njërit mjet dhe një grua shtatzënë

26 Shkurt 2021, 18:21 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Elbasan, dy makina përplasen me

ELBASAN- Nje aksident i rëndë ka ndodhur pak minutame parë në Elbasan. 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në vendin e njohur “Fusha e Loparit” prane shkollës Jorgji Dilo. Në aksident janë përfshirë dy makina, ku brenda njërës mësohet se ka qenë edhe një grua shtatzënë. Për fat të mirë gruaja e cila ishte dhe drejtuese e mjetit është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që po merr dhe mjekime në spital. 

Sipas burimeve në aksident është përfshirë një mjet tip Mercedes dhe një mjet tip ‘Fuoristrade.’

Për fat të mirë nuk është shënuar asnjë viktimë dhe të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë makinat janë bërë copash. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ku dhe ka ulur tensionin pasi pas perplasjes ka patur ngritje zëri mes dy drejtuesve.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan aksident ne elbasan

Sondazh

Poll