Aktualitet

Publikohen pamjet nga aksidenti në Rrugën e Kombit/ Trajleri përplas BMW-në, viktima 30 minuta në automjet

26 Shkurt 2021, 19:35 Nga DOSJA

RRËSHEN- Janë publikuar pamje nga aksidenti që ka ndodhur pak më parë në Rrugën e Kombit, ku si pasojë ka humbur jetën njëri nga drejtuesit e mjeteve. 

Siç shihet në foto në aksident janë përfshirë tre makina, ku këto të fundit janë bërë copash. 

Ndërkohë burime për Dosja.al bëjnë me dije trupi i viktimës ka qëndruar në makinë për 30 minuta, pasi ka qenë e pamundur të nxirrej.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe zjarrëfikësja që kanë bërë të mundur sharrimin e mjetit dhe nxjerrjen prej aty të trupit nga makina. Aksidenti u regjistrua pak më parë ku për fat të keq humbi jetën një person identiteti i të cilit nuk është identifikuar. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne rrugen e kombit aksident ne rrugen e kombit

Sondazh

Poll