Aktualitet

Një ditë pas mbledhjes, Komiteti ‘pendohet’ që s’përforcoi rregullat anti-Covid, Bino ngre ALARMIN: Situata është kr

26 Shkurt 2021, 17:57 Nga DOSJA
Një ditë pas mbledhjes, Komiteti ‘pendohet’ që

TIRANË- Vetëm një ditë pas mbledhjes Komiteti i Ekspertëve, mesa duket është penduar që s’përforcoi masat kufizuese për parandalimin e Covdid-19.

Ditën e sotme, Shefja e ISHP-së, Silva Bino në një deklaratë që ka bërë për mediat tha se situate është kritike për shkak të rritjes së rastve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në vnedin tonë. Ajo tha se nga e hëna e javës së ardhshme nuk përjashtohet shtrëngimi i masave për parandalimin e sëmundjes vdekjeprurëse.

“Në fund të javës dhe të hënën tjetër ne do të shikojmë se si po ecën gradualisht situata dhe do të merren masan përkatëse sipas evoluimit të pandemisë. Me rëndësi është që të gjithë njerëzit të evitojnë grumbullimet, të mbajnë maskën, të ulen shpesh në kafene apo lokale në mënyrë të grumbulluar, pasi janë vende të burimit të infeksionit. Është një situatë serioze, pasi numri i lartë i rasteve, i të shtruarve në spitale të cilët mund të përfundojnë në intubim, janë një kambanë alarmi dhe shqetësuese”, tha Bino.

Por duket se dje Komiteti nuk e ka pasur mendjen te situata në të cilën ndodhej vendi pasi pak para se të niste mbledhaj e cila u transmetua live nuk kanë munguar as batutat.
Një video që është publikuar nga rrjetet sociale, Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli, nuk e ka kuptuar që është ne transmetim drejtpërdrejtë dhe ka bërë disa batuta me kolegët e tjerë, ku duket shumë gazmore.

“Unë? Spikerja? Unë do ju..?“, dëgjohet duke thënë Rakacolli në videon e mëposhtme.

Ditët e fundit në vendit tona ka pasur një rritje rastesh dhe viktimash. Vetëm sot në vendin tonë u regjistruan 916 raste të reja dhe 20 viktima. Ndërkohë që prej fillimit të pandemisë deri më tani janë regjistruar 1756  viktima dhe 105, 229 të infektuar. Sakaq deri më tani janë kryer 11,136 vaksinime antivCOVID. Ndërkohë Shqipëria është ende me kufizime minimale në raport me rajonin dhe Evropën

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll