Aktualitet

Shkatërrohet banda italo-shqiptare në Spanjë, arrestohen 8 persona mes tyre dhe shqiptarë, sekuestrohen 300 kg kanabis

26 Shkurt 2021, 16:18 Nga DOSJA
Shkatërrohet banda italo-shqiptare në Spanjë, arrestohen 8

SPANJË- 8 persona janë arrestuar dhe 4 persona janë shpallur në kërkim në Spanjë pasi policia ka shpërbërë bandën e tyre.

Mediat e huaja bëjnë me dije se autoritetet në kuadër të operacionit Vergel , kanë çmontuar organizatën kriminale, e cila kishte bazën në në qytetin Fuengirola (Malaga). Mësohet se banda me origjinë Italo-Shqiptare, merreshin me trafikimin e sasive të mëdha të marijuanës dhe hashashit.

Po ashtu bëhet me dije se gjatë operacionit u sekuestruan 239 kilogram marij. Ndërkohë në mesin e të arrestuarbe ka dhë shqiptarë por megjithatë identiteti i tyre nuk është publikuar. 

Aksioni policor, i quajtur Operacioni Vergel, filloi në fund të Janarit, kur agjentët e UDYCO nga Stacioni Lokal i Policisë Fuengirola mësuan për ekzistencën e kësaj organizate kriminale kushtuar trafikut të drogës. Grupi kriminal merrte rezidenca me qera në trë qytete të ndryshme të provincës së Malagas. 

Kamioni që do të përdorej për të transportuar lëndët narkotike u kap disa minuta para se të nisej ngarkesa. Policia sekuestroi  një kamion, gjashtë makina, 16 celularë dhe 8,460 euro, përveç drogës së sekuestruar.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 8 persona ne spanje arrestohen 8 persona ne spanje

Sondazh

Poll