“Kah po shkon moj Zanë”/ Haradinaj rrëfen pasionin e fshehtë për muzikën: Këngën e nisa në luftë, ja si më shanin
7 Maj 2019, 14:02Nga DOSJA
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka tëhequr vëmendjen e medieve, pas mbledhjes së qeverisë, pasi është pyetur nga gazetarët se përse nuk është bërë këngëtar, pasi pasioni i tij për muzikën tashmë dihet.
Haradinaj u tha gazetarëve se i ka mbetur merak që s’është bërë këngëtar, si dhe çfarë kujtime ka ai nga lufta për të kënduarit.
“Për ata që kanë qejf me ditë pse këndoj, kangën e kam filluar në luftë, nuk e di prej tutës apo prej trimërisë. Para luftës nuk kam kënduar kurrë”, u shpreh Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj ka treguar se çfarë kujtime ka nga lufta me këngën dhe të kënduarit.
“Në luftë nuk kemi pasë trumpetë ose alarm për t’i zgjuar ushtarët nga gjumi – ka qenë kënga: ‘Kah po shkon moj zanë. Krejt ushtarët e kanë pasë mërzi këtë këngë. Kur kam hyrë në vendet ku kanë flejtë ushtarët, të cilat kanë qenë shumë të tmerrshme t’i shohësh, nuk kam thënë ‘çohuni’, por kam kënduar ‘Kah po shkon moj zanë. Këndoj jo që di të këndoj ose që jam këngëtar – këndoj sepse kam qejf. Nëse ka komente dhe nuk i pëlqen dikujt – e kuptoj, por besoni se hera e parë që kam kënduar ka qenë veç në luftë kur kam shkuar t’i zgjoj ushtarët e UÇK-së. Nëse i pyesni ushtarët e UÇK-së nuk kanë pasë këngë më mërzi se ‘Kah po shkon moj zanë’. Kjo këngë ka zë shumë të madh dhe kur futesha duke kënduar ata ktheheshin ose në krahë tjetër për ta vazhduar gjumin, ose më shanin”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
NEW YORK- Një vogëlushe 3-vjeçare është djegur e gjallë brenda një makine, pasi babai i saj i vuri flakën. Ngjarja e rëndë ndodhi në New York, pasi 39-vj...
BRUKSEL- Bashkimi Evropain me anë të Komisionerit Johannes Hahn ka reaguar për kërkesën e partisë së Erdogan për të anulaur zgjedhjet në stamboll. Në një deklar...
Dy gazetarët e Reuters që ishin burgosur në Myanmar për raportimin e tyre mbi krizën Rohingya janë liruar. Wa Lone, 33 vjeç dhe Kyaw Soe Oo, 29 u liruan ...
KINË- Shefi i industrisë elektrike në qytetin Guanzhou dhe kolegia e tij, u shkarkuan, pas videos së publikuar në rrjetet sociale, ku ata u shfaqën duke ...
ANKARA- Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë (YSK) vendosi me shumicë votash për të përsëritur zgjedhjet të 31 marsit në Stamboll, pas fitores jozyrtare të kandi...
Reagime edhe nga politika letoneze për vdekjen e ushtarakes shqiptare Zarife Hasanaj në Letoni.Kryeministri letonez, Krišjānis Kariņš, në një reagim në rrjetet ...
VENEZUELË- Udhëheqësi i opozitës në Venezuelë, Juan Guaido, ka deklaruar se po shqyrton kërkesën e SHBA-së për të nisur një ndërhyrje ushtarake në vendin e...
KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim një delegacion të madh të arbreshëve të Italisë. Por, në foton që kanë bërë bashka...