Aktualitet

Këmbanë ALARMI/ Silva Bino: Jemi në situatë kritike, të hënën vendosim për masat

26 Shkurt 2021, 15:36 Nga DOSJA
Këmbanë ALARMI/ Silva Bino: Jemi në situatë kritike, të

TIRANË- Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, shprehet se nuk përjashtohet mundësia për ashpërsimin e masave kundër Covid 19 në fillim të javës së ardhshme.

Në një intervistë që ka dhënë në Abcneës, Bino ndër të tjera ka thënë se situata e pandemisë është serioze pasi numrat e viktimave dhe të infektuerve po rriten. Ndër të tjera ajo u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm  për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

“Në fund të javës dhe të hënën tjetër ne do të shikojmë se si po ecën gradualisht situata  dhe do të merren masan përkatëse sipas evoluimit të pandemisë. Me rëndësi është që të gjithë njerëzit të evitojnë grumbullimet, të mbajnë maskën, të ulen shpesh në kafene apo lokale në mënyrë të grumbulluar, pasi janë vende të burimit të infeksionit. Është një situatë serioze, pasi numri i lartë i rasteve, i të shtruarve në spitale të cilët mund të përfundojnë në intubim, janë një kambanë alarmi dhe shqetësuese”, tha më tej Bino.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në vendin tonë kanë humbur jetën 1,736 persona dhe janë infektuar 104,313 të tjerë. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi silva bino koronavirusi ne shqiperi silva bino

Sondazh

Poll