Aktualitet

E rrallë/ Shqiptarit 40 vjeçar i mohohet shtetësia italiane pasi luante poker

26 Shkurt 2021, 14:38 Nga DOSJA
E rrallë/ Shqiptarit 40 vjeçar i mohohet shtetësia italiane

ITALI– Një 40 vjeçari shqiptar në Itali i është mohuar shtetësia pasi luan poker, edhe pse ka mbi 20 vjet që jeton në Itali dhe nuk ka precedentë penalë.

Historia u tregua nga gazeta lokale L’Adige dhe tregon dhimbjen e këtij 40-vjeçari shqiptar të cilit i’u refuzua shtetësia sepse duke luajtur poker nuk jepte asnjë garanci. Sipas burimeve lokale, ai ka fituar mbi 110 mijë euro që nga viti 2014 dhe konkretisht në 2014 ai fitoi 28 mijë euro, 15 mijë në 2015, 21 mijë në 2016, 20 mijë në 2017, 21 mijë euro në 2018 dhe 17 mijë euro në 2019.

Por gjithsesi ai është konsideruar si me të ardhura të paqëndrueshme dhe pa një profesion real.

Ai paraqiti kërkesën për nënshtetësi italiane e cila u refuzua për herë të parë sepse ai nuk mund të provojë se mund të mbajë familjen. Dhe e gjithë kjo pavarësisht se të ardhurat e tij neto janë të një punëtori, të një pune të vendosur modeste, por të ndershme si dikush që rrezikon të sigurojë jetesën.

Në SH.B.A., por dhe në vende të tjera fitimet nga pokeri janë të njohura ligjërisht dhe njihen si të ardhura vjetore nga institucionet.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptarit i mohohet shtetesia italiane shqiptarit i mohohet shtetesia italiane

Sondazh

Poll