Aktualitet

Manastirliu: Në 10 ditëshin e parë të marsit priten dërgesat e para nga kontrata me COVAX-in

26 Shkurt 2021, 14:49 Nga DOSJA
Manastirliu: Në 10 ditëshin e parë të marsit priten

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Qendra e Vaksinimit në Arenën Kombëtare, ka dhënë detaje për procesin e vaksinimit në vendin tonë.

Manastirliu u shpreh se duke filluar nga java tjetër, do të vijnë sasitë e radhës së vaksinave. Ajo tregoi se në 10 ditëshin e parë të muajit mars do të vijnë edhe dërgesat e para nga programi COVAX.

Javën tjetër do të vijë dërgesa e radhës nga Pfizer. Me ardhjen e vaksinave, sipas kalendarit të kontratës që kemi lidhur me Pfizer-in, ditën e hënë do të vijojmë të intensifikojmë dhe të shtrijmë në vijim vaksinimin. Gjithashtu pritet që në 10 ditëshin e parë të Marsit, të kemi edhe një dërgesë të parë nga kontrata me Covax-in. Janë planifikuar rreth 14,400 doza, të cilat priten që të vijnë nga kjo marrëveshje e lidhur dhe e parapaguar nga qeveria shqiptare”, bëri me dije Manastirliu.

Manastirliu shtoi se deri tani janë kryer mbi 11 mijë vaksinime, nga të cilat 782 janë të moshuar dhe staf që kujdeset për ta.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manstirliu programi covax vaksinimi ne shqiperi ogerta manstirliu programi covax vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll