Aktualitet

Sa gra dhe fëmijë shqiptarë ndodhen në kampet siriane, konsulli shqiptar në Liban: Emrat i ka Edi Rama

26 Shkurt 2021, 15:23 Nga DOSJA
Sa gra dhe fëmijë shqiptarë ndodhen në kampet siriane,

LIBAN– Mark Ghoryaeb tregon për “Shqipëria live” se po punohet për riatdhesimin e grave dhe fëmijëve shqiptarë.

Konsulli shqiptar në Liban nuk tregon numrin e saktë të shqiptarëve që ndodhen në kampet e Sirisë, për arsye sigurie por thotë se janë më pak se 50 gra dhe fëmijë.

“Është një numër i konsiderueshëm, më shumë se dy herët e para. Situata politike dhe gjeografike është shumë e vështirë, pandemia po ashtu na ka ngadalësuar lëvizjen. Gratë dhe fëmijët shqiptarë janë të sigurt atje, ne i kemi takuar. Jemi duke vazhduar procesin që të mundësojmë kthimin e sigurt në Shqipëri. Numrat e fëmijëve dhe grave është informacion kritik, e ka vetëm Rama, Lleshaj dhe policia antiterroriste në mënyrë që t’i mbajmë fëmijët të sigurt. Kemi dhe partnerë strategjikë, po punojmë me politikanë të nivelit të lartë. Dua t’ju siguroj që i kemi lokalizuar gratë dhe fëmijët“, thotë Ghoryaeb.

Ai shton se grupi i punës po pret momentin e përshtatshëm për të bërë riatdhesime.

“Ne kemi vite që presim. Do të ndodhë së shpejti, në kohën e duhur dhe të përshtatshme. Nuk duam t’i rrezikojmë, por të gjithë do të kthehen“. 

Marrë nga: TopChannel 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mark ghoryaeb mark ghoryaeb

Sondazh

Poll