Politike

Meta dekreton ligjin për ‘Kryqin e Kuq Shqiptar’, presidenti: Qëllimi është kryerja e disa ndryshimeve

26 Shkurt 2021, 14:11 Nga DOSJA
Meta dekreton ligjin për ‘Kryqin e Kuq Shqiptar’, presidenti:

TIRANË– Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7864, datë 29.9.1994 “Për Kryqin e Kuq Shqiptar”.

Qëllimi i këtij ligji është kryerja e disa ndryshimeve në ligjin nr. 7864, datë 29.9.1994 “Për Kryqin e Kuq Shqiptar” dhe përshtatja e nevojshme e disa ndryshimeve, për ta sjellë atë në standardet e kohës, duke pasqyruar dhe realitetin e shoqatës në vend, bazuar në parimet themelore të organizatës se Kryqit të Kuq Shqiptar.

Tashmë ligji për Kryqin e Kuq Shqiptar, ka të reflektuar edhe faktin se, KKSH, është pjesë përbërëse e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, pjesë të së cilës janë dhe 192 shoqatat e Kryqit të Kuq, Gjysmëhënës së Kuqe dhe Kristalit të kuq, si dhe 7 Parimet Themelore ku mbështet veprimtarinë e saj kjo Lëvizje: Humanizmi, Pavarësia, Paanësia, Neutraliteti, Vullnetarizmi, Uniteti dhe Universaliteti, të miratuara në Konferencën Ndërkombëtare të Kryqit te Kuq në vitin 1986 në Gjenevë.

NJOFTIMI:

D E K R E T/ PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j:

Shpalljen e ligjit nr. 17/2021 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7864, datë 29.9.1994 “Për Kryqin e Kuq Shqiptar”.

Nr. Dekretit 11980
Tiranë, më 25.02.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll