Politike

Rama në Berat, shoqërohet nga Nasip Naço! Kryeministri: Më shkruajnë pse nuk ke arrestuar njeri, unë nuk jam prokuror! Nuk

26 Shkurt 2021, 08:04 Nga DOSJA
Rama në Berat, shoqërohet nga Nasip Naço! Kryeministri: Më

BERAT– Kryeministri Edi Rama ka qënë ditën e sotme në qytetin e Beratit prej nga ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët.

Rama renditi nga Berati problematikat që është shoqëruar mandati i dytë qeverisës, i shoqëruar me tërmetet e 2019-ës dhe pandeminë e COVID. Gjithashtu Rama u ndal edhe vështirësitë që lidhen me sigurimin e vaksinave, ndërsa tha se 70% e prodhimit të tyre është shpërndarë në 10 shtete.

Kreu i qeverisë tha se Britania është një nga pak shtetet që po ia del mirë të përballojë Covid pasi aty është shpikur dhe një vaksinë. Rama tha se ka njerëz që e pyesin se përse nuk arreston njerëzit mirëpo ai tha se nuk është prokuror. Për Enkelejda Hoxhën, Rama shtoi se ka dhënë vendime të tmerrshme, për Edvin Priftin tha se kishte rrjepur dynjanë. Ndërsa për Adrian Dvoranin, Rama nuk u zgjat shumë mirëpo tha se dihet se me kë është përplasur.

Kryeministri preku dhe çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE. Kryeministri tha se hapja e negociatave është aprovuar nga të gjitha shtetet në mënyrë formale. Rama tregoi se konferenca me Hollandën nuk do të kryhet pasi shteti është në zgjedhje. Mirëpo shtoi se do të jetë prezent në Bruksel pas disa ditësh aty ku do të zhvillojë një bashkëbisedim.

Po ashtu, kreu i qeverisë tha se po mendohet që të hiqet taksimi për qytetarët që marrin 400 mijë lekë të vjetra rrogë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne berat edi rama ne berat

Sondazh

Poll