Politike

‘Nuk i bie dot gomarit i bie samarit’/ Rama replikon me komentuesit: Si hahet pica me maskë? Nëse ke zgjidhje, nda

26 Shkurt 2021, 06:52 Nga DOSJA
‘Nuk i bie dot gomarit i bie samarit’/ Rama replikon me komentuesit:

TIRANË– Komiteti Teknik i Ekpertëve u shpreh ditën e djeshme se masat do të vazhdojnë të jenë të njëjta pasi numrat kanë pësuar rënie. Mirëpo qytetarët nuk mendojnë kështu. Një prej tyre i komenton kryeministrit Edi Rama duke i thënë se përhapja e virusit është e sigurtë e se gjobat vendosen pa lidhje pasi urbanet janë plot.

Ke ndonje koment per keta gjobevenesit qe vendosin gjoba ne trotuare per maske? Kurse nga ana tjeter lokalet jane plote, ne ambjent te mbyllur dhe pa maska. Perhapja e virusit e sigurte. Urbanet gjithashtu plote. Kurse ne trotuar vijojne masat e forta ne luften ndaj virusit! Gjobit njerezit kot pa lidhje, thua se aty qendron problemi, ne trotuar! Nuk i bie dot gomarit i bie samarit dmth” shkruan ai.

Kryeministri replikën qytetarit në Facebook ia ktheu me ironi. “Nuk e dimë si pihet kafja apo si hahet pica me maske, nese e ke gjetur nje zgjidhje te lutem ndaje me ne” shkruan Rama.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll