Politike

Sondazhi Top Channel dhe IPSOS/ Vetëm 53% e shqiptarëve e vlerësojnë negativisht punën e opozitës

25 Shkurt 2021, 22:35 Nga DOSJA
Sondazhi Top Channel dhe IPSOS/ Vetëm 53% e shqiptarëve e

TIRANË- Në sondazhin e kryer nga Top Channel në bashkëpunim me IPSOS, vetëm 34% e shqiptarëve e vlerësojnë pozitivisht punën e opozitës dhe 53% e tyre e vlerësojnë negativisht.

Vetëm 7% e të anketuarve nga 12 qarqe të vendit e kanë vlerësuar si shumë të mirë punën e opozitës dhe 27% të tyre si mjaft të mirë.

Në bazë të sondazhit, PD-së i ulën pikë në zgjedhjet e 25 prillit që do të mbahen në vend.

IPSOS është partner i agjencisë së lajmeve  Reuters, Bankës Botërore, UNICEF, Forumit Ekonomik Botëror etj për sondazhe dhe hulumtime si, Brexit, përqindja e njerëzve që janë gati të marrin vaksinën apo zgjedhjet e fundit presidenciale  në Shtet e Bashkuara të Amerikës.

IPSOS është themeluar nga Didier Truchot në Paris në vitin 1975, me qëllimin që të punojë drejtpërdrejt me klientët e tij. Në harkun kohor  1990 – 1998 kompania zgjerohet në Evropë dhe në Amerikë dhe në periudhën 1999 – 2010, IPSOS kthehet një organizatë me shumë specializime dhe listohet në bursën e Parisit.

Marre nga: Topchannel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sondazhi i top channel sondazhi i top channel

Sondazh

Poll