Bota

Hoxhaj komenton fitoren e Kurtit: Kryesoi me demagogji, mashtrim dhe populizëm

25 Shkurt 2021, 21:03 Nga DOSJA
Hoxhaj komenton fitoren e Kurtit: Kryesoi me demagogji, mashtrim dhe

KOSOVË-Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka komentuar fitoren e kreut të Lëvizjes Vetëvendoje, Albin Kurti.

Sipas Gazeta Express Hoxhaj ka thënë se Kurti i ka fituar zgjedhjet me populizëm, demagogji e mashtrime ndaj qytetarëve të Kosovës. Po ashtu, ai ka thënë se mendon se shumë shpejt PDK-ja do të rikthehet si subjekt i parë politik në vend.

”Ardhja e Kurtit në pushtet, është në kuadër të triumfit që populizmi ka pasur në këto tri vitet e fundit. Unë kam parë se si partitë populiste kanë fituar në Greqi. Rezultati zgjedhor dhe fitorja e VV-së më shumë është në kuadër të trendëve globale e rajonale të rritjes së populizmit të partive që përdorin demagogjinë, mashtrimin, të jenë të një retorike më agresive. Kjo ndodhë kur brenda një sistemi politik, sistemi politik lodhet, ka jostabilitet, ka pabarazi ekonomike. Ka rritje të demografisë, dhe e tëra përkthehet në një rezultat zgjedhor, që rezultate të tilla të njëjta kam parë në 10 vjetët e fundit kudo. Jam i sigurt që kjo do të ndodhë. Jam i sigurt që PDK do të rikthehet si subjekt i parë politik në vend. Në 2014 fitorja jonë ka qenë e pastër kundër të gjithë rivalëve tanë politikë, por ndaj të gjithëve,”-ka thënë ai. 

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora enver hoxhaj enver hoxhaj

Sondazh

Poll

Bota 25 Shkurt 2021, 19:39

Kosova jashtë integrimit rajonal ekonomik

KOSOVË- Kompania e mishit “Meka”, që është një nga bizneset prodhuese në Kosovë, nuk ka arritur që të jetë e pranishme në tregjet rajonale, përveç S...