Bota

Vajza nga Kosova dënohet me 18 vite burg se vrau të dashurin/ Reagon ish-presidentja e Kosovës Jahjaga: Drejtësia funksionon

25 Shkurt 2021, 19:49 Nga DOSJA
Vajza nga Kosova dënohet me 18 vite burg se vrau të dashurin/ Reagon

KOSOVË-Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka reaguar pas dënimit të një gruaje, e cila vrau të dashurin në vitin 2018.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka shkruar se sistemi i drejtësisë po funksionon, vetëm kur autorët e vrasjeve, janë gra. Sipas saj, në rast se është e kundërta, që burrat të vihen para drejtësisë e gjithë Kosova duhet të ngrihet në protestë për t’u bërë thirrje gjykatave.

Postimi i plotë i Atifete Jahjagës:

Gjykata Themelore në Ferizaj paska dënuar sot një grua, e cila ka vrarë të dashurin e saj në vitin 2018, me 18 vite burgim. Sistemi i drejtësisë, pra, po dijka të funksionojë par excellence kur kryesit e vrasjeve janë gratë. Ndërsa, kur gratë janë viktima dhe vriten nga burrat e tyre, e tërë Kosova duhet të ngrihet në protestë për t’u bërë thirrje gjykatave që t’u shqiptojnë vrasësve dënimet e merituara. Çfarë ironie e hidhur e një populli i cili është vrarë nga okupuesit e tij me shekuj të tërë. Lirinë dhe pavarësinë e ndërtuam mbi premisat e barazisë, drejtësisë, dhe barazisë para drejtësisë! Nuk kemi bërë asgjë nëse shkas për devijimet nga këto vlera e parime bëhet gjinia!

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora atifete jahjaga atifete jahjaga

Sondazh

Poll

Bota 25 Shkurt 2021, 19:39

Kosova jashtë integrimit rajonal ekonomik

KOSOVË- Kompania e mishit “Meka”, që është një nga bizneset prodhuese në Kosovë, nuk ka arritur që të jetë e pranishme në tregjet rajonale, përveç S...