Aktualitet

Iu vidhte energjinë elektrike komshinjve dhe kultivonte kanabis/ Policia në Britani dënon me 27 muaj shqiptarin 49-vjeçar (E

25 Shkurt 2021, 17:48 Nga DOSJA
Iu vidhte energjinë elektrike komshinjve dhe kultivonte kanabis/ Policia

BRITANIA E MADHE-Oficerët e policisë në Britani kanë dënuar shqiptarin Agim Pashaj, me 27 muaj burg, pasi u arrestua në një banesë ku kultivonte kanabis.

Sipas mediave të huaja, shqiptari u gjend në kuzhinën e një shtëpie në Tooker Road, Rotherham. Prokurorja Laura Marshall ka thënë ati iu zbuluan 22 kg drogë, me vlerë 220,520 euro, ku prodhim vjetor ishte 100 kg.

Dyshimet për të kishin nisur pasi banorët u ankuan për energji të ulët dhe kompanitë zbuluan se ai ishte duke vjedhur energji.

Në dëshminë e tij Pashaj ka thënë se është detyruar të bëjë një punë të tillë vetëm nga kushtet ekonomike, pasi nuk kishte dhe mundësi të kthehej në shtëpi.

“Unë e gjeta veten të mbërthyer në Mbretërinë e Bashkuar pasi nuk kisha para të mjaftueshme për të udhëtuar në shtëpi në Shqipëri. Kufizimet rreth Covid-19 më bënë të luftoja për të gjetur punë. Mua më ofruan strehim dhe ushqim në këmbim të kujdesit për bimët. Ai konfirmoi se nuk ishte trafikuar ose detyruar,”-ka thënë ai.

Mësohet, se ai nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm dhe se kishte qenë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme për 15 muaj. Pashaj, 49 vjeç, u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit më 4 janar.  Ditën e sotme gjyqtari Michael Slater e dënoi atë me 27 muaj burg.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agim pashaj agim pashaj

Sondazh

Poll