“E papranueshme”/ U largua pa firmosur nga zyra e Bashës, zbulohet PIKA e kontratës që zhgënjeu Ndokën, biseda me Mediu
25 Shkurt 2021, 12:13Nga DOSJA
TIRANË-Dosja.alka zbardhur arsyen e që e bëri Nard Ndokën që mbante peng marrëveshjen me Partinë Demokratike, për disa orë me radhë.
Lideri i Partisë Demokristiane është surprizuar kur ka parë marrëveshjen dhe nuk ka parë të shkruar emrin e tij në të njëjtin pozicion të listës siç ishte në vitin 2017, siç edhe kishte rënë dakort më herët me kryedemokratin Lulzim Basha.
Kreu i demokristianëve e ka konsideruar të papranueshme zbritjen e emrit të tij dhe është larguar pa firmosur nga selia blu. Por aleatët, Fatmir Mediu dhe Agron Duka kanë biseduar veçmas me Ndokën dhe kanë bërë të mundur kthimin e tij në zyrat e Partisë Demokratike, për të firmosur.
Disa orë pas nënshkrimit të marrëveshjes nga FRD dhe nënkryetari Sali Shehu është larguar sot themeluesi dhe kryetari i kësaj partie, Bamir Topi. Arsyet e largimit janë ende të panjohura.
Basha firmosi një ditë më parë koalicionin “Aleanca për Ndryshim” dhe e dorëzoi atë në KQZ, për regjistrim. Pjesë e këtij koalicioni është Partia Demokratike, Partia Republikane e Fatmir Mediut, Partia Agrare Ambientaliste e Agron Dukës, Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e Dashamir Shehit, Partia Demokristiane e Nard Ndokës, Partia Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit, Partia e Ballit Kombëtar e Artur Roshit, Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut e Vangjel Dules, Partia Bashkimi Liberal Demokrat e Arian Starovës, Partia Bashkimi Demokrat e Ylber Valterit, Partia Mendimi i Djathtë Liberal i Mustafa Licit, Partia Lëvizja e Legalitetit e Shpëtim Axhamit, Partia Kristian Demokrate e Dhimitër Muslisë. Sot, një ditë pas mbylljes së kësaj marrëveshjeje, kreu i FRD-së, Bamir Topi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE- Bamir Topi është larguar pas tri vitesh nga drejtimi Frymës së Re Demokratike. Në një letër drejtuar anëtarësisë, Bamir Topi i njofton ata për largimin ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin masat e duhura për të votuar në 25 prill, duke rinovuar kartat e identitetit apo të ...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, vijoi takimet me biznesin e vogël në Tiranë.“Tregu Elektrik” dhe “Lagjia e Tabakëve”, ish...
TIRANË– Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi zhvilloi ditën e sotme një konferencë për gazetarët. Gjatë bisedës ai u pyet se çfarë do të ndodhë nëse To...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndarë në ‘Facebook’ një foto ku rendit premtimet dhe rezulatet që ka sjellë gjatë qeverisjes Edi Ram...
TIRANE- Investigimi i publikuar në Report Tv ku pretendohet se ish-kryeministri Sali Berisha privatizoi qendrën më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, Ko...
DURRËS– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, inspektoi mëngjesin e kësaj të enjte një biznes të prodhimit e përpunimit të metaleve në Durrës. Në bashk...
Jo vetëm në ndërtim.Paratë e mafiozë të Ndranghetas kanë nisur të pastrohen në Tiranë pak kohë pasi në bashki erdhi Erion Veliaj. Vetëm disa muaj pasi ishte bër...
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se ka ardhur të ndryshojmë. Basha shkruan në Facebook se Shqipëria do të fitojë pasi ka ardhur ...