Politike

Sali Shehu firmosi ‘pa leje’ marrëveshjen me PD, Bamir Topi jep dorëheqjen nga drejtimi i FRD (LETRA)

25 Shkurt 2021, 11:50 Nga DOSJA

TIRANE- Bamir Topi është larguar pas tri vitesh nga drejtimi Frymës së Re Demokratike. Në një letër drejtuar anëtarësisë, Bamir Topi i njofton ata për largimin nga ky post. Kjo lëvizje vjen disa orë pasi FRD dhe Topi firmosën marrëveshjen për tu bashkuar në koalicionin e opozitës së bashkuar “Aleanca për ndryshim” ku bëjnë pjesë 14 parti.

Në letrën e siguruar nga Dosja.al, e nënshkruar në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm, Bamir Topi i drejtohet kryesisë së FRD me fjalët: Në shprehje të vullnetit tim, deklaroj dorëheqjen në mënyrë të menjëhershme dhe të parevokueshme, nga detyra e kryetarit të partisë “Fryma e re demokratike”.

Disa orë pas nënshkrimit të marrëveshjes nga FRD dhe nënkryetari Sali Shehu është larguar sot themeluesi dhe kryetari i kësaj partie, Bamir Topi.

Burime për Dosja.al bëjnë me shkak i largimit është fakti se dje, nënkryetari i FRD Sali Shehu ka firmosur ditën e djeshme marrëveshjen me Bashën në selinë e PD, pa vullnetin e Bamir Topit. Topi nuk ka qenë dakord me këtë lëvizje, pasi sipas tij, Sali Shehu s’kishte mandat nga kryesia për të firmosur dhe ka dalë kundër vullnetit të saj.

Lulzim Basha firmosi një ditë më parë koalicionin “Aleanca për Ndryshim” dhe e dorëzoi atë në KQZ, për regjistrim. Pjesë e këtij koalicioni është Partia Demokratike, Partia Republikane e Fatmir Mediut, Partia Agrare Ambientaliste e Agron Dukës, Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e Dashamir Shehit, Partia Demokristiane e Nard Ndokës, Partia Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit, Partia e Ballit Kombëtar e Artur Roshit, Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut e Vangjel Dules, Partia Bashkimi Liberal Demokrat e Arian Starovës, Partia Bashkimi Demokrat e Ylber Valterit, Partia Mendimi i Djathtë Liberal i Mustafa Licit, Partia Lëvizja e Legalitetit e Shpëtim Axhamit, Partia Kristian Demokrate e Dhimitër Muslisë. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dorehiqet bamir topi koalicioni aleanca për ndryshim dorehiqet bamir topi koalicioni aleanca për ndryshim

Sondazh

Poll