Aktualitet

I bllokuan rrugën Ramës, procedohen 30 banorë të Unazës së Re. 4 të arrestuar, mes tyre dhe Klevis Balliu

8 Maj 2019, 07:59 Nga DOSJA
I bllokuan rrugën Ramës, procedohen 30 banorë të Unazës

TIRANË- 30 banorë të unazës së re janë proceduar nga Policia pas proterstës së zhvilluar dje kundër kryeministrit Edi Rama. Sipas një njoftimi për mediat nga Polcia bëhet me dije se 23 janë proceduar në gjendje të lirë, 3 janë në kërkim dhe 4 kanë përfunduar në pranga.

Mes të arrestuarve është dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili fillimisht u shoqërua në Komisariatin numër 6, dhe pas komunikimit të masës së arrestit u transferua në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

NJOTIMI I PLOTË

30 të proceduar për aktet e dhunës në ditën e djeshme. Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 4 shtetas, për veprime të dhunshme mbi Policinë dhe shkatërrimin e pronës, ditën e djeshme në zonën e Unazës së Re.

Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.

Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 23 persona të tjerë, si dhe 3 janë shpallur në kërkim.

Për sulmet dhe veprimet e dhunshme mbi punonjesit e policisë janë arrestuar shtetasit:

– K.B., 30 vjeç, banues në Tiranë
– L.M., 42 vjeç, banues në Tiranë
– S.H., 34 vjeç, banues në Tiranë
– E.S., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Kundërshtim me dhunë të punonjësit të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, ”Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Banorët e Unazës së re dolën dje në protestë kundër Edi Ramës, duke bllokuar rrugën. Ata u përlasën me policinë, ku pati dhe të lënduar. Po ashtu të plagosur mbetën dhe4 efektivë, të cilët morën ndihmën përkatëse mjekësore. Banorët kanë hedhur akuza ndaj uniformave blu duke thënë ata kanë ushtruar dhunë dhe nuk i kanë lëjuar që të protesojnë të lirë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet klevis balliu banoret e unazes se re protesta kunder rames arrestohet klevis balliu banoret e unazes se re protesta kunder rames

Sondazh

Poll