Aktualitet

Vlorë/ Forcat xheniere çaktivizojnë 2 predhat në Panaja, gjendet një tjetër në Vodicë

8 Maj 2019, 07:08 Nga DOSJA
Vlorë/ Forcat xheniere çaktivizojnë 2 predhat në Panaja,

TiranëPredhat të cilat u gjetën dje në fshatin Panaja të Vlorës, u çaktivizuan mesditën e sotme nga forcat xheniere. Predhat u gjetën një ditë më parë nga banorët të cilët janë të frikësuar.

Tre predha janë konstatuar gjatë 24 orëve të fundit. 2 predha janë konstatuar mbrëmjen e së martës në fshatin Panaja. Predhat jane gjetur nga banorët e zonës, të cilët menjëherë kanë lajmëruar policinë e Vlorës, ku kjo e fundit ka mbajtur nën vëzhgim zonën deri në ardhjen e forcave xheniere diten e sotme.

Forcat xheniere kanë vendosur perimetrin e sigurisë, duke bërë të mundur lëvizjen e tyre. Sipas banorëve, por edhe forcave xheniere predhat mendohet se i përkasin luftës së 2 botërore, pasi në atë zonë kanë qenë kazermat italiane.

Ndërkohë që një tjetër predhë është gjetur në fshatin Vodicë mesditen e së mërkurës. Predha është konstatuar nga një banor i zonës, i cili ka qenë duke punuar tokën dhe më pas ka konstatuar atë. Pas çaktivizimit të dy predhave në fshatin Panaja, forcat xheniere kanë shkuar në fshatin Vodicë për çaktivizimin e predhës tjetër.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet predha në panaja të vlorës predha ne vodice specialistët nga tirana predha në panaja të vlorës predha ne vodice specialistët nga tirana

Sondazh

Poll