Aktualitet

Ekzekutohet me silenciator “Padroni i Drogës” Behar Sofia, biznesmeni u qëllua me 2 plumba pasi u çua nga lokali, trupi i

25 Shkurt 2021, 08:03 Nga DOSJA
Ekzekutohet me silenciator “Padroni i Drogës” Behar Sofia,

TIRANË– Behar (Fatmir) Sofia (Seferi), 66 vjeç, një biznesmen i njohur nga Berati dhe i regjistruar si banor tek Rruga e Qelqit në Kombinat, por me banim tek kati i 5-të në një pallat te ETC u ekzekutua me dy plumba mëngjesin e sotëm (ora 09:00). Sofia, i cili që prej vitit 1998 mbante 4 identitete u qëllua me dy plumba, një në qafë dhe një në gjoks, te Bulevardi “Barjam Curri” buzë lumit Lana përballë me Piramidën. Kalimtarët panë trupin e tij dhe fytyrën të mbuluar me gjak në trotuar dhe njoftuan me urgjencë policinë dhe ambulancën. Me të mbërritur ambulanca, ai u dërgua me urgjencë në spital, por pa mundur të mbijetojë.

 

Kush është Behar Sofia? Padroni i drogës që i del emri kudo…

Janë të shumta episodet e gbtoës së krimit ku del edhe emri i biznesmenit Behar Sofia. 

Behar (Sulo) Sofia nga Lapardhaja e Beratit, ka disa biznese në zonën e Komunës së Parisit ndërsa emri i tij rezulton i njohur kryesisht në tregtimin e lëndëve narkotike nga ku dyshohet se atentati ndaj tij është për pasojë e larjes së hesapeve. Prokuroria e Posaçme, SPAK e kishte nën hetim prej kohësh Behar Sofinë si një nga personat e përfshirë në trafikun e heroinës mes Turqisë dhe Shqipërisë. Ai po vëzhgohej nga SPAK për pastrim parash. 

Por nuk është hera e parë që Behar Sofisë i është afruar vdekja. Më herët, disa herë atij i është vendosur edhe më parë tritol në bizneset që ai ka pasur pranë stadiumit Dinamo në Tiranë. Emri i tij, përmendet edhe në masakrën e vitit 2009 në Durrës ku u vranë katër efektivë policie në tentativë për të arrestuar Dritan Dajtin.

Sofia ka qenë i lidhur edhe me bosin e njohur të mafias turke Abdulselam Turgut. Sofia së bashku me pesë persona të tjerë kanë qënë nën hetim pasi sipas shtypit turk kishin bërë plane të fusnin një ngarkesë heroine edhe në Shqipëri, nëpërmjet një mjeti të ngarkuar me patate. Por ky plan ka dështuar pas arrestimit të një futbollisti, i cili u kap me 30 kilogramë heroinë. Turgut ka gjithashtu lidhje të vjetra me krimin e organizuar në Shqipëri. Turgut është liruar nga një burg në Turqi në fund të vitit 2018. Në vitin 2011, Turgut është burgosur gjithashtu në Shqipëri me akuza në lidhje me trafikimin e dyshuar të rreth 1 ton heroinë, por u arratis nga vendi duke përdorur një pasaportë false.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat behar sofias behar sofia vritet behar sofia atentat behar sofias behar sofia vritet behar sofia

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shkurt 2021, 21:37

TIRANË– Zëvendës drejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku ka folur rreth situatës së vaksinimit në vendin tonë.I ftuar në “Real Story”, në “News 24”, Ulqi...