Aktualitet

Xhaçka takon ushtarët shqiptarë në Letoni: Nuk jeni vetëm. Kujdes maksimal për ju e familjet tuaja

8 Maj 2019, 07:14 Nga DOSJA
Xhaçka takon ushtarët shqiptarë në Letoni: Nuk jeni

LETONI- Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka që nga dje ndodhet në Letoni, ku ka udhëtëtuar drejt Rigës për të vizituar kontigjentin e 4-t, EOD e për t’u takuar me drejtues të bazës ku që prej vitit 2017, Shqipëria përfaqësohet me trupat e saj si pjesë e misionit të NATO-s “enhanced Forëard Presence”.

Xhaçka vizitoi dy efektivët e plagosur, njëri prej të cilëve, major Klodian Tanushi, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Riga East University Hospital. Më pas shkoi në bazën ushtarake Camp Adazi. Në takimin me efektivët shqiptarë, ministrja e Mbrojtjes shprehu dhimbje për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku si pasojë e shpërthimit të municioneve të paplasura, gjatë kryerjes së detyrës, humbi jetën nëntetare Zarife Hasanaj e u plagosën major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.

“Dhimbja është e përbashkët dhe unë jam sot këtu me ju për të ndarë bashkë hidhërimin, por edhe për te gjetur forcën. Familjet e 3 efektivëve, ju dhe familjet tuaja, do të keni mbështetjen time personale, por edhe të secilit prej 8 mijë efektivëve të familjes sonë të madhe ushtarake, për të kapërcyer këtë moment të vështirë. Ju nuk do të jeni kurrë vetëm dhe asnjëherë s’do të jenë vetëm familjet e çdo burri dhe gruaje në uniformë”,- tha ajo.

Në takimin me ministren Xhaçka, drejtuesit ushtarakë kanadezë e letonezë të bazës, shprehën vlerësimet maksimale për përfaqësimin dinjitoz dhe profesionalizmin e efektivëve shqiptarë në këto dy vite të përfshirjes së tyre të misionit të NATO në Letoni.

Kujotjmë se dy ditë më parë humbi jetën ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj në Letoni. Hasanaj ishte pjesë e ekipit të Forcave të Armatosura dhe misionit të NATO-s në Letoni. 32-vjeçarja u dëmtua për shkak të shpërthimit të një mine, ndërsa dy ushtarakë të tjerë shqiptarë u plagosën. Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj janë efektivët e plagosur. NATO në një konferencë për mediat nga Letonia, tha se shpërthimi ishte i paqartë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klodian tanushi olta xhacka olta xhacka ne letoni ushtaret shqiptare ne letoni zarife hasanaj klodian tanushi olta xhacka olta xhacka ne letoni ushtaret shqiptare ne letoni zarife hasanaj

Sondazh

Poll