Aktualitet

Mesila Doda tenton të qëllojë me shishe në emision Baton Haxhiun: Rrugaç, ordiner

8 Maj 2019, 06:56 Nga DOSJA
Mesila Doda tenton të qëllojë me shishe në emision Baton

TIRANË- Ish-depuetetja Mesila Doda pa pasur mbrëmjen e djeshme një përplasje verbale me gazetarin Baton Haxhiu. Tema e nxehtë që po diskutohej dhe që nxehu dhe debatin ishte çështja Kosovë-Serbi dhe negociatat për shkëmbimin e territortit.

Baton Haxhiu që ka qenë dhe në takimin mes Ramës dhe Vuçiç, deklaroi në Opinion se Kryeministri i Shqipërisë nuk e ka hapur fare këtë temë, duke shtuar se të gjitha të tjerat janë spekulime.

Por kjo ka nxehur Mesila Dodën, e cila i tha gazetari gënjen, siç ka bërë dhe pak ditë më parë që tha se Gjermania nuk ka mbështetur pavarësinë e Kosovës. Nga ana tjetër i tha Dodës, se mos t’i drejtohej atij me ato fjalë por të shkonte e t’i thoshte burrit të saj. Por këtu debati ka arritur kulmin pasi ish-deputetja e ka kërcënuar se do ta qëllonte me shishen e ujit që mbante në dorë.

Pjesë nga debati

Haxhiu: Në takim kanë qenë 6 veta, dhe unë them nëse ka një krenari që për këtë takim është prezantimi i zotit Rama, i cili nuk ka pranuar të flasë fare për këtë temë dhe as Vuçiç nuk e ka përmendur.

Fevziu: Po si nisi, kur nisi?

Doda: Shiko, kjo ësthë e njëjta pasaktësi që ky zotëri tha pak ditë më parë, ku u shpreh se Gjermania ka qenë kundër bombardimeve të Natos. Ti po gënjen.

Haxhiu: Ti nuk mund të më thuash mua gënjen, vetëm bashkëshortit tënd mund t’i thuash gënjen.

Doda: Jo more jo ty të them, se ti gënjen bashkëshorti im nuk gënjen.

Mesila Doda: Rrugaç, ordiner… E di ç’të bëjë apo jo… (Merr në dorë shishen e ujit)

Baton Haxhiu: Turp për këto skena në studio Fevzo

Mesila Doda: Ri urtë i neveritshëm…

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet baton haxhiu dosja.al melisa doda qellon baton haxhiu dosja.al melisa doda qellon

Sondazh

Poll