Bota

SHBA/ Harris iu bënë thirrje personave me ngjyrë të marrin vaksinën: Janë më të rrezikuarit

24 Shkurt 2021, 20:31 Nga DOSJA
SHBA/ Harris iu bënë thirrje personave me ngjyrë të marrin

SHBA– Zëvendës-presidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris iu ka bërë thirrje njerëzve me ngjyrë në vend që të marrin vaksinat, pasi sipas një studimi tregohet se pjesa më e madhe e tyre nuk janë vaksinuar.

Sipas TheGuardian, Harris ka thënë se personat me ngjyrë janë ata që kanë riskun më të lartë për të vdekur nga virusi. Ajo iu ka bërë thirrje që të marrin dozat e vaksinës, në mënyrë që ta fitojnë betejën me të.

Ne e dimë që njerëzit me ngjyrë kanë mundësi të kontraktojnë virusin dhe të vdesin prej tij. Ne e dimë kush është më i rrezikuar në mënyrë, ne po flasim për njerëz me ngjyrë.  Le të mos e lëmë Covid të na marrë. Le ta marrim vaksinën në vend, apo jo? Le të mos lejojmë që kjo gjë të na marrë,”-ka thënë ajo. 

Komentet kanë ardhur, pasi administrata e Joe Biden njoftoi shpërndarjen e 25 milion maskave për pjesën në nevojë dhe komunitetet e goditura rëndë.

Që prej fillimit të pandemisë në Shtete e Bashkuara janë shënuar 28,939,751 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 516,399 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kamala harris shba kamala harris shba

Sondazh

Poll