Bota

Greqia dhe Spanja bëjnë presion për vendosjen e certifikatave të vaksinimit, BE-ja pritet të marrë nesër vendimin

24 Shkurt 2021, 17:50 Nga DOSJA
Greqia dhe Spanja bëjnë presion për vendosjen e certifikatave

EVROPË-Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, do të diskutojnë ditën e nesërme, në lidhje me certifikatat e vaksinimit për qytetarët e BE të cilët janë vaksinuar kundër Covid-19.

Sipas TheGuardian, përhapjen e vaksinave me ritëm të shpejtë, ka bërë që disa qeveri, si ajo e Greqisë dhe Spanjës, të bëjnë presion për një miratim të shpejtë të një certifikate në të gjithë BE-në për ata që tashmë janë vaksinuar në mënyrë që njerëzit të mund të udhëtojnë sërish.

Sidoqoftë, vende të tjera, si Franca dhe Gjermania, duken më ngurruese, pasi zyrtarët atje thonë se kjo mund të krijojë detyrim vaksinimi dhe do të ishte diskriminues për ata që nuk mund ose nuk do të marrin një dozë.

Franca, është zotuar të mos i bëjë vaksinat të detyrueshme dhe e konsideron idenë e pasaportave të vaksinave si të parakohshme.

Ndërkohë, zyrtarë nga BE-ja kanë treguar se nuk ka ende udhëzime nga OBSH-ja dhe agjencitë e BE-së nëse njerëzit që kanë marrë dy të doza të vaksinës Covid-19 mund të jenë imun, apo nuk kanë rrezik të infektojnë.

Më parë në shkurt, Greqia dhe Izraeli nënshkruan një marrëveshje për të lehtësuar kufizimet e udhëtimit në Greqi për izraelitët me provën e vaksinimit.

Lajmi kryesor:Bilanci i COVID në botë/ Mbi 112 infektime dhe gati 2,5 milion të vdekur, SHBA gati paketën prej 1.9 trilion dollarësh

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota be do te diskutoj per certifikatat e vaksimit be do te diskutoj per certifikatat e vaksimit

Sondazh

Poll