Bota

Opozita në Maqedoninë e Veriut kërkon dorëheqjen e Zaevit: Kishte marrëveshje me Mijalkovin

24 Shkurt 2021, 19:42 Nga DOSJA
Opozita në Maqedoninë e Veriut kërkon dorëheqjen e Zaevit:

SHKUP-Lideri i VMRO-DPMNE,  Hristijan Mickoski, ka akuzuar kryeministrin Zoran Zaev që bënë një cirk me rastin e Saso Mijalkov dhe se ekziston një marrëveshje midis qeverisë dhe ish-drejtorit të UBK, i cili është dorëzuar ditën e djeshme në polici.

Sipas tij, vetëm debati i ashpër publik parandaloi arratisjen e Mijalkov, jo hapat e qeverisë. E gjithë çështja, siç deklaroi ai, nuk do të përfundojë me burgimin e Mijalkov, por me një marrëveshje. Po ashtu ai ka kërkuar dorëheqjen e Zaevit dhe zgjedhje të reja parlamentare.

“Populli e di mirë se çfarë po ndodh. Një mafie inkompente po udhëheq vendin, po luan me fatet tona. Ndaj t’i japim fund këtij regjimi dhe do ta rrëzojmë,” tha Mickoski.

Ish-drejtori i UBK-së, Sasho Mijalkov, është një nga të akuzuarit për përgjimin e paligjshëm të mbi 20 mijë qytetarëve në periudhën 2008 – 2015. Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për përgjimin e komunikimeve në UBK, 4286 numra telefoni janë monitoruar në mënyrë të paligjshme për të cilat nuk janë lëshuar fare urdhëresa gjyqësore. Në fjalët përfundimtare për “Target-Fortress”, prokuroria kërkoi një dënim maksimal për Sasho Mijalkov dhe vendimi duhet të shpallet të Premten, 26 Shkurt.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hristijan mickoski saso mijalkov hristijan mickoski saso mijalkov

Sondazh

Poll