Bota

Seanca gjyqësore e Gucatit dhe Haradinajt/ ZPS-ja do ta dorëzojë dosjen paraprake para datës 9 prill 2021

24 Shkurt 2021, 18:34 Nga DOSJA
Seanca gjyqësore e Gucatit dhe Haradinajt/ ZPS-ja do ta dorëzojë

KOSOVË-Zyra e Prokurorit të Specializuar do ta dorëzojë dosjen paraprake para datës  9 prill 2021 për çështjen e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Sipas Gazeta Express, gjatë konferencës së sotme për Gucatin dhe Haradianaj , gjykatësi i procedurës paraprake në këtë çështje, Nikola Giju, ka urdhëruar Zyrën e Prokurorit të Specializuar që deri më 9 prill 2021, të dorëzojë dosjen paraprake.

Po ashtu, gjatë seancës së sotme avokatët e Gucatit dhe Haradinajt kanë kërkuar afat deri në korrik për ta dorëzuar dosjen paragjyqësore.

Gucati dhe Haradinaj për më shumë se 4 muaj po qëndrojnë në qendrën e paraburgimit në Hagë. Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nesim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Të gjithë zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

Lajmi kryesor:Gucati del para Gjykatës Speciale, Haradinaj përfaqësohet nga avokati, debat për dorëzimin e Dosjes, Prokuroria: Është gati në prill! Mbrojtësit: Duam më shumë kohë, pandemia ka vështirësuar punën

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora hysni gucatit kosova ne hage nasim haradinajt hysni gucatit kosova ne hage nasim haradinajt

Sondazh

Poll