Bota

Nuk u certifikua për të marrë pjesë në zgjedhje, anëtarët e LVV-së kanë bërë thirrje për votimin e Albin Kurtit: Asn

24 Shkurt 2021, 18:58 Nga DOSJA
Nuk u certifikua për të marrë pjesë në zgjedhje,

KOSOVË-Albin Kurti nuk ishte certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhje, por Lëvizja Vetëvendosje nuk e hoqi nga lista. Sipas Gazeta Express, kjo parti vazhdoi thirrjet që ai të votohej.

Glauk Konjufca ka deklaruar më herët se qytetarët do ta votojnë numrin një dhe se fletëvotimet ku votohet Kurti, nuk mund t’i shpallë të pavlefshme asnjë gjykatë.

“Gjykata kushtetuese nuk është zot në këtë vend. Ajo i nënshtrohet vullnetit të sovranitetit popullor, dhe prej tij ndërtohet parlamenti. Qytetarët e votojnë numrin 1 pa kurrfarë problemi, asnjë gjykatë nuk mund ta shpallë të pavlefshëm atë fletëvotim”, kishte deklaruar Konjufca.

Po ashtu, Albulena Haxhiu një anëtare tjetër e LVV-së, ka deklaruar se institucionet iu frikësuan legjitimitetit të Kurtit dhe i bënë të pamundësuan kandidimin. Madje, Haxhiu ka thënë se Kurti do të marrë një numër shumë më të madh e historik votash.

Të gjitha votat për numrin 1 në listën e LV, numërohen. Vota për numrin 1 në listën tonë nuk është votë e pavlefshme as për subjektin dhe as për kandidatët tjerë. Vota për numrin 1 është votë për praninë që nuk mund të bëhet mungesë. Çdo votë për numrin 1 është votë për Albin Kurtin. Është votë kundër padrejtësisë që u bë nga institucionet e kapura. Disa pushtetarë, me anë të kontrollit që kanë mbi KQZ e institucione të tjera, e bënë këtë veprim vetëm që të pamundësojnë atë që dihet, që Kurti do të legjitimohet kësaj radhe me një numër shumë të madh e historik votash”, kishte deklaruar Haxhiu.

Ndërkohë, në këto zgjedhje, ku Lëvizja Vetëvendosje doli fituese nuk janë publikuar ende statistika për votat që ka marr Kurti. Gazeta Express ka publikuar rezultatet në Prishtinë, ku tregohet se në dy qendra të votimit, edhe pse nuk ka pasur hapësirë për numrin një, komisionerët kanë shkruar edhe votat e Albin Kurtit. Po ashtu në një vendvotimi në Prishtinë, Kurti ka marrë 146 vota, por më shumë vota ka marrë numri dy në listën e partisë së tij, Vjosa Osmani.

Ndërsa, në një vendvotim tjetër, në të cilin komisionerët i kanë numëruar dhe regjistruar votat e Kurtit, tregohet se ai ka marrë më pak se Osmani.

Deri më tani nuk dihet se sa vota ka siguruar Albin Kurti në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe a i kanë numëruar komisionerët votat e tij, por Vjosa Osmani e cila me iniciativën e saj ishte pjesë e listës së LVV-së, ka dalë më e votuara në partinë e Kurtit.

Sipas raportimeve jozyrtare nëpër media, ajo ka marrë mbi 250 mijë vota. Nëse kjo qëndron, atëherë Osmani bëhet politikania më e votuar ndonjëherë në Kosovë, me sistemin zgjedhor me lista të hapura.

Kurti ishte zotuar që do të garonte në zgjedhje edhe pse kjo gjë ishte ndaluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese i cili thoshte se të gjithë personat e dënuar në tri vitet e fundit, nuk mund të garojnë.

Lajmi kryesor:Kosova pas zgjedhjeve, refuzohen 75% të votave nga Diaspora, Osmani del si kandidatja më e votuar

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti zgjedhjet ne kosove albin kurti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll