Bota

Mcfly dhe Carlito fitojnë bastin me presidentin Macron, publikojnë këngën për masat anti-Covid, marrin më shumë se 10 mln

24 Shkurt 2021, 18:18 Nga DOSJA
Mcfly dhe Carlito fitojnë bastin me presidentin Macron, publikojnë

FRANCË-Mcfly dhe Carlito, dy komedianët francezë të njohur në YouTube kanë realizuar këngën për ndërgjegjësimin e respektimit të masave anti-Covdi. Sipas TheGuardian ata kanë marrë më shumë se 10 milion shikime, duke fituar kështu bastin me presidentin Emmanuel Macron.

Në këngë dyshja tallet me personat që nuk respektojnë masat e disatancimit social për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Video e plotë:

Macron sfidoi Mcfly dhe Carlito , të cilët kanë mbi gjashtë milion shikues në YouTube, për të bërë një video në lidhje me nevojën për të mbajtur maska, për të dezinfektuar duart dhe për të mbajtur një distancë të sigurt në mënyrë që të parandalohet përhapja e Covid-19. Si një nxitje, ai premtoi se ata mund të filmonin projektin e tyre të ardhshëm në pallatin e tij Elysee nëse videoja do të shënonte 10 milion shikime.

(ka./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mcfly dhe carlito mcfly dhe carlito

Sondazh

Poll