Aktualitet

100 vjedhje që nga Janari, hajdutët bëjnë kërdinë në Novoselë, banorët: Kemi frikë! Grabitësit lëvizin me armë

8 Maj 2019, 06:07 Nga DOSJA
100 vjedhje që nga Janari, hajdutët bëjnë kërdinë

Vlorë- Që nga muaji Janar kanë ndodhur mbi 100 vjedhje në  fshatrat e njësisë Administrative në Novoselës të Vlorës dhe nga  grupet kriminale me maska po terrorizohen banorët.  Dosja.al mëson se 40 vjedhje janë kryer vetëm në fshatin Bishan, ndërsa të tjerat kanë ndodhur në fshatrat Aliban, Poro, Dëllenjë dhe Mifol.

Banorët shprehet të shqetësuar dhe tregojnë se grabitësit u kanë hyrë nëpër banesa gjatës natës dhe u kanë vjedhur edhe bagëtitë. Ata i bëjnë thirrje shtetit që të veprojë pasi shprehen se u rrezikohet jeta nga dy grupe kriminale që lëvizin të armatosur.

“Kemi 4 ditë që bëjmë roje natën. Kemi frikë. Do bëjmë vetëgjyqësi nëse nuk vë dorë shteti. Policia të marrë masat se po na rrezikohet jeta. Lëviz një grup grabitësish me armë”, shprehen banorët.

Ata theksojnë se nuk kanë besim te policia pasi sipas tyre deri më tani nuk është arrestuar asnjë person dhe shprehen se janë të terrorizuar. Banorët kanë nisur të patrullojnë natën për të ruajtur pronat e tyre deri në momentin kur të shohin reagimin e policisë apo shtetit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 100 vjedhje në novoselë banorët të terrorizuar grabitje në vlorë 100 vjedhje në novoselë banorët të terrorizuar grabitje në vlorë

Sondazh

Poll