Aktualitet

Të kequshqyer dhe në çimento, “Four Paws” transferon tre luanët në Hollandë

7 Maj 2019, 20:24 Nga DOSJA
Të kequshqyer dhe në çimento, “Four Paws”

TIRANË– Tre luanët që u sollën në kopështin zoologjik në Tiranë po udhëtojnë tashmë drejt Hollandës. ‘The Washington Post” shkruan se ata po largohen nga vendi ku njohën urinë dhe do të zhvendosën në Qendrën e Big Cat Cat në Hollandë.

Udhëtimi do të zgjasë 48 orë dhe Lenci, Bobby dhe Zhaku do të zgjohen në qendrën e tyre të re.

Ioana Dungler, udhëheqëse e projektit nga “Four Paws”, një grup ndërkombëtar për mirëqenien e kafshëve, tha se ekspertët vendosën luanët në mjete të pajisura posaçërisht për ta.

Ata janë të sigurt për të udhëtuar”, tha veteriner Marc Goelkel.

Luanët dhe tetë kafshë të tjera u hoqën nga një kopsht zoologjik privat në qytetin e Fierit në Shqipëri tetorin e vitit 2018 pasi ishin kequshqyer. Ata u zhvendosën në kafaze në kopshtin zoologjik të Tiranës, të cilin “Four Paws” e konsideroi gjithashtu të papërshtatshëm.

Gjatë gjithë kësaj kohë është kujdesur një ekip për kafshët e mbyllura.

Dungler tha se luanët u lejuan të largohen pasi shtetet e tjera dhe grupet që mbrojnë kafshët ushtruan presion ndaj autoriteteve shqiptare. Ajo gjithashtu falënderoi kopshtin zoologjik të Tiranës për ofrimin e një zgjidhjeje të përkohshme.

Përndryshe, e gjithë operacioni i shpëtimit nuk do të ishte i mundur. Nëse shihni kushtet këtu, unë nuk mendoj që ju duhet të jeni një ekspert për të kuptuar se kjo nuk është mënyra për të mbajtur kafshë të egra. Dielli, kujdesi i mirë dhe bari do të jetë vërtet një ndryshim për ta,”- tha Dungler, duke vënë në dukje se Tirana Zoo ka kafaze të vogla me çimento

Ministria e Mjedisit e Shqipërisë, e cila ka mbikëqyrur çështjen, tha se nuk kishin asnjë koment për transferimin.

Shqipëria ka kafshë të tjera të egra që mbahen privatisht në vende të papërshtatshme dhe kanë nevojë për një tjetër ambjent zoologjik.

Dungler u bëri thirrje autoriteteve shqiptare të bashkëpunojnë në transferimet e ardhshme të kafshëve.

Duhet vetëm angazhimi i tyre dhe legjislacioni i duhur,”– tha Dungler.

“Four Paws” po ndihmojnë autoritetet shqiptare për studimin e një vendi të përshtatshëm për kafshët në malin e Dajtit, pranë kryeqytetit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 3 luanet e keqatrajtuar big cat cat four paws ioana dungler luanet tranferohen ne hollande marc goelkel veteranja dungler 3 luanet e keqatrajtuar big cat cat four paws ioana dungler luanet tranferohen ne hollande marc goelkel veteranja dungler

Sondazh

Poll