Politike

Kujtim Gjuzi zbulon prapaskenat: Rama shkarkoi Tahirin pas mesazhit tim

8 Maj 2019, 07:08 Nga DOSJA
Kujtim Gjuzi zbulon prapaskenat: Rama shkarkoi Tahirin pas mesazhit tim

TIRANË– Kujtim Gjuzi deputeti që pritet të betohet seancën e sotme plenare në Kuvend ka treguar se kryeministri Edi Rama e ka shkarkuar ministrin e brendshëm Saimir Tahiri pas një mesazhi të dërguar nga Gjuzi.

Në një intervistë për Dosja.al, Kujti Gjuzi tha se më datë 20 i ka dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama. Sipas Gjuzit përmbajtja e atij mesazhi ka bërë që disa ditë më vonë Rama të shkarkojë Tahirin nga posti i ministrit të brendshëm.

Kam komunikuar me kryeministrin, me SMS kur është shkarkuar ministri i Brendshëm. Më datën 25 të tetorit, pas mesazhit të Kujtim Gjuzit është shkarkuar ministri i Brendshëm. Pyeteni Edi Ramën a ka SMS apo jo.

Më 20 tetor 2017, pyeteni Edi Ramën, në orën 8 e 5 minuta, ke SMS nga Gjuzi në drejtim të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, po apo jo. Dhe megjithatë ai ka vepruar shkëlqyer dhe unë s’mund të them që s’ka vepruar. Ka vendosur një katolik në krye të Ministrisë së Brendshme, ku nuk ka qenë për 78 vite që nga koha e Ahmet Zogu i Parë, Mbreti shqiptar,”- tha Gjuzi ndër të tjera.

Kujtim Gjuzi është një nga kandidatët për deputet që ka dalë nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike në qytetin e Durrësit. Ai pritet të betohet në seancën e sotme plenare në Kuvend, pasi KQZ-ja i dha mandatin një ditë më parë.

(f.m/b.b/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama gjuzi zbulon prapaskenat kujtim gjuzi saimir tahiri edi rama gjuzi zbulon prapaskenat kujtim gjuzi saimir tahiri

Sondazh

Poll