Politike

Mesila Doda tenton të qëllojë me shishe në emision Baton Haxhiun: Rrugaç, ordiner (VD)

7 Maj 2019, 21:37 Nga DOSJA
Mesila Doda tenton të qëllojë me shishe në emision Baton

TIRANË- Ish-depuetetja Mesila Doda pa pasur mbrëmjen e djeshme një përplasje verbale me gazetarin Baton Haxhiu. Tema e nxehtë që po diskutohej dhe që nxehu dhe debatin ishte çështja Kosovë-Serbi dhe negociatat për shkëmbimin e territortit.

Baton Haxhiu që ka qenë dhe në takimin mes Ramës dhe Vuçiç, deklaroi në Opinion se Kryeministri i Shqipërisë nuk e ka hapur fare këtë temë, duke shtuar se të gjitha të tjerat janë spekulime.

Por kjo ka nxehur Mesila Dodën, e cila i tha gazetari gënjen, siç ka bërë dhe pak ditë më parë që tha se Gjermania nuk ka mbështetur pavarësinë e Kosovës. Nga ana tjetër i tha Dodës, se mos t’i drejtohej atij me ato fjalë por të shkonte e t’i thoshte burrit të saj. Por këtu debati ka arritur kulmin pasi ish-deputetja e ka kërcënuar se do ta qëllonte me shishen e ujit që mbante në dorë.

Pjesë nga debati

Baton Haxhiu: Gjashtë vetë kanë qenë në takim, dhe unë po të them që nëse ka ndonjë krenari të z.Rama karshi delegacionit serb… Meqë po flasim, z.Rama ka refuzuar kategorikisht të flasë për këtë temë dhe z.Vuçiç nuk e ka hapur fare temën e ndryshimit të kufijve dhe është turp të flitet…Unë kam thënë që Gjermania asnjëherë nuk e ka përkrahur Pavarësinë e Kosovës.

Mesila Doda: Gënjen, gënjen

Baton Haxhiu: Ti mundesh vetëm bashkëshortit tënd t’i thuash gënjen.

Mesila Doda: Bashkëshorti im nuk gënjen, ti gënjen. Edhe herë tjetër mos guxo më të më flasësh mua. Ti je rrugaç me mua flit mirë. Është duke gënjyer.

Baton Haxhiu: Ti vetëm bashkëshortin tënd mundesh të gënjesh.

Mesila Doda: S’ke punë ti se e di çtë bëj apo jo (momenti kur merr shishen)… Guxo dhe njëherë të më flasësh mua me këtë gjuhë dhe kjo shishe të përfundon në kokë. Rrugaç, gënjeshtar ordiner. Ti që na fton në studio (Fevziut), mësoji të kontrollojnë fjalën njerëzit që janë këtu në studio. Dëgjoje se çfarë tha.

Blendi Fevziu: Çfarë tha? Nuk e dëgjova.

Mesila Doda: Ai që thotë ti vetëm mund t’i thuash tët shoqi gënjeshtar dhe që s’duhet të flasësh. Po gënjen kur flet për asociacionin, po gënjen kur flet për Gjermaninë, po gënjen kur flet për kufijtë. Ky ka qenë brenda pazarit.

Blendi Fevziu: Po ai thotë s’kam qenë.

Mesila Doda: Absolutisht po! Ai e di dhe e ka thënë.

Blendi Fevziu: E ke thënë ti Baton që është bërë marrëveshja aty?

Baton Haxhiu: Lere mo, kjo është pa lidhje. Më vjen turp që jam në studio Fevzo.

Mesila Doda: Edhe mua më vjen të jem me një si puna jote, i neveritshëm.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike baton haxhiu çështja e kosovës mesila doda sherri ne studio tenton ta qelloje me shishe baton haxhiu çështja e kosovës mesila doda sherri ne studio tenton ta qelloje me shishe

Sondazh

Poll