Politike

Çudit ministrja e Kulturës: Gërmat e teatrit u hoqën se rrezikonin të shembeshin

8 Maj 2019, 05:27 Nga DOSJA
Çudit ministrja e Kulturës: Gërmat e teatrit u hoqën se

Tiranë- Për heqjen e shkronjave nga Teatri Kombëtar, ministrja e Kulturës  Elva Margatiti ka deklaruar se shkronjat u hoqën sepse rrezikonin të lëndonin njerëz.

“Germat, në dijeninë time kanë pasur rrezikshmëri shembje siç ka e gjithë godina. Ndoshta duhet të presim që të krijojnë dëme në njerëz që të fillojmë të ndërgjegjësohemi” , u shpreh ajo në RTV Ora. Theksojmë se shkronjat te Teatri ishin me “bukë peshku”, material ky jo i rrezikshëm edhe nëse rrëzoheshin.

Ministrja e Kulturës justifikoi edhe deklaratën e saj të bërë më herët për restaurimin e Teatrit, por që tashmë duket se ka ndryshuar mendje.

“Unë kam thënë që nëse do të restaurohej ajo godinë, nuk i shtojmë një vlerë për të mbajtur një vëllim dhe për ta kthyer në materiale moderne. Të tilla objekte edhe transformohen, mund të ishte restauruar shumë kohë më para. Tani nëse e restaurojmë po restaurojmë thjesht një vëllim”,  tha Margariti. Mesa duket ministrja i qëndron idesë së Ramës dhe Veliaj se Teatri duhet të shembet pasi në gjendje të mjerueshme.

Çfarë ndodhi një ditë më parë?

Artistët sfiduan institucionet që sipas tyre, hoqën vjedhurazi gërmat e Teatrit Kombëtar. Ata kanë vendosur shkronjat e te Teatri Kombëtar . Shkronjat e drunjta u vendosën në godinën e Teatrit Kombëtar nga shkrimtari Rudi Erebara. Për heqjen e këtyre shkronjave ata akuzojnë kreun e bashkisë Erion Veliajn që sipas tyre hoqi natën si skuth shkronjat.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike artisët sfidojnë veliajn elva margariti gërmat te teatri kombëtar artisët sfidojnë veliajn elva margariti gërmat te teatri kombëtar

Sondazh

Poll