Politike

“Kryeministër i qeverisë tranzitore?”, flet Bushati: Spekulime, si i kam marrëdhëniet me Ramën

8 Maj 2019, 05:49 Nga DOSJA
“Kryeministër i qeverisë tranzitore?”, flet Bushati:

Tiranë- Ditmir Bushati, ish- ministri i Jashtëm ka folur së fundmi për marrëdhëniet me Ramën, pas largimit nga kabineti qeveritar.

Në studion e “Abcnews”, Bushati u shpreh se nuk ka asnjë qejf mbetje me kryeministrin, që kur ky i fundit e shkarkoi nga posti. Ai theksoi ka vetëm një ri-dimensionim të marrëdhënieve duke qenë se nuk është më pjesë e kabinetit qeveritar.

Nuk kam asnjë qejf mbetje. Nuk kam lindur ministër. Ministri është qiraxhi në zyrën e shtetit. Kam qenë dhe jam politikan. Kam rreth 10 vite që jam në parlament dhe që nga 2011 jam anëtar i Kryesisë së PS. Drejtoj një qark të rëndësishëm me të cilën më lidh edhe e kaluara ime. Për mua nuk ka asnjë lloj qejf mbetje. Për mua është e rëndësishme që të luftoj për ca ide dhe ca pikëpamje. Jo në çdo rast idetë apo pikëpamjet që kam mbrojtur mund të kenë qenë idetë që janë përkthyer në politika shtetërore, por kjo është logjika e çdo qeverie. Kam qenë i respektuar nga kolegët dhe kryeministri në ushtrimin e detyrës që kam mbajtur. Nuk ka ftohje, por ridimensionim të marrëdhënieve.  Kjo vjen nga fakti që unë nuk jam më pjesë e kabinetit qeveritar. Ministri i Jashtëm dhe kryeministri kanë një marrëdhënie të ngushtë për shkak të intensitetit të punës. Për herë të parë na u dha besimi nga vendet anëtare e OSBE për të drejtuar këtë organizatë në 2020. Të gjitha këto procese nuk do ishin realizuar pa mbështetjen e kryeministrit apo kolegëve. Marrëdhëniet janë ridimensionuar sepse drejtoj një qark politik.

Për idenë që përflitet se  Bushati mund të ishte kryeministër i qeverisë tranzitore të kërkuar nga opozita, ish-ministri i Jashtëm tha se janë spekulime mediatike. A

Janë spekulime mediatike. PS e ka qeverinë e saj. Nuk di në ndonjë vend të botës që qeveritë, as ndryshimi territoreve nuk mund të bëhet përmes rrjeteve sociale, as qeveritë nuk lindin e shuhen përmes rrjeteve sociale. Me Ramën takohemi në mbledhje që bëjmë, qoftë mbledhjet e përjavshme të Kryesisë. Nuk kemi bërë asnjë bisedë për politikë të jashtme që nga dita që unë nuk jam më ministër.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ditmir bushati edi rama qeveria tranziore zgjedhjet e 30 qershorit ditmir bushati edi rama qeveria tranziore zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll