Politike

Rivendosja e gërmave/ Kryemadhi: Fitore e plotë! Dyshja Rama-Veliaj, të humburit e mëdhenj

7 Maj 2019, 19:52 Nga DOSJA
Rivendosja e gërmave/ Kryemadhi: Fitore e plotë! Dyshja Rama-Veliaj,

TIRANË- Pas vendosjes së gërmave tek Teatri Kombëtar, nga artistët, ka reaguar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Përmes një postimi në Facebook, ajo falenderon artistët, e veçanërisht shkrimitarin Rudi Erebara, i cili vendosi edhe shkronjat, teksa shton se qëndresa e tyre prej mëse një viti inkurajon çdo njeri që lufton për të drejtën, për lirinë, për demokracinë, për vlerat kombëtare.

Kryemadhi nuk ka nguruar të sulmojë kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj, të cilët sipas saj, janë përgjegjës për heqjen e shkronjave të Teatrit.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Sot qytetarët e lirë, artistët e vërtetë, intelektualët kurajozë rivendosën germat e arta në godinën e Teatrit Kombëtar. Qëndresa e tyre prej mëse një viti inkurajon çdo njeri që lufton për të drejtën, për lirinë, për demokracinë, për vlerat kombëtare, për Shqipërinë, për Kombin.

Gjej rastin të falenderoj dhe të përshëndes Rudin, Kastriotin, Rezeartën, Anilën, Ervinin, Orin, Edmondin, Elonën, Julin, Tashën, Mirelën, Neritanin e qindra qytetarë të tjerë të lirë dhe mbi të gjitha Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit për këtë fitore morale të tyre. Për asnjë çast nuk u stepën përballë presioneve, as u blenë dhe as u shitën përballë ofertave milionere, por i qëndruan dhe i qëndrojnë kauzës së tyre deri në fitoren e plotë të mbrojtjes së vlerave kombëtare. Akti i tyre sot të mbush me shpresë dhe optimizëm, por më vendos edhe para një përgjegjësie sa qytetare aq edhe politike.

Dyshja Rama-Veliaj, që si hajdute në mes të natës hoqën gërmat e teatrit, sot janë të humburit e mëdhenj para qytetarëve të lirë të këtij vendi. E kam thënë dhe e përsëris me këtë rast që ligji korruptiv i PPP së teatrit do jetë i pari që do të anulohet dhe çdo kush që ka firmosur për këtë vepër korruptive do mbajë përgjegjësinë jo vetëm morale, por edhe ligjore.

Ky nuk është premtim, por angazhim para qytetarëve të lirë, që sot fituan betejën e tyre.  Të gjithë bashkë për e mbrojtjen e vlerave kombëtare. Asnjë hap pas!

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike monika kryemadhi rivendosja e germave tek teatri monika kryemadhi rivendosja e germave tek teatri

Sondazh

Poll