Politike

Protestat/ Spiropali: Policët me rroga modeste dhunohen nga deputetët me ““Range Rover”

8 Maj 2019, 06:45 Nga DOSJA
Protestat/ Spiropali: Policët me rroga modeste dhunohen nga deputetët

Tiranë- Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali për protestat e opozitës është shprehur se  Policia e Shtetit po dhunohet nga deputetë me“Range Rover” që vijnë i godasin edhe më pas ikin.

Sipas saj policët paguhen me një rrogë modeste dhe detyrohen të që të durojnë deputetë që i godasin. 

Ne i marrim pak ngadalë veprimet, mendoj se duhet të kishim vepruar më shpejtë. Unë besoj se për ata që bllokojnë rrugët duhet të kishim vepruar më shpejtë. Sepse nuk mundet që ne të shohim të njëjtat skena të dhunës njerëz që dhunojnë policët dhe policinë e shtetit, të cilët kryejnë një funksion për mbrojtjen e sigurisë qytetare dhe paguhen me një rrogë modeste dhe detyrohen që të durojnë deputetë që vijnë me Range Rover dhe godasin policët dhe ikin në punë të tyre, ose nxisin njerëz të tjetër që të godasin Policinë e Shtetit.

Një ditë më parë banorët e “Unazës së Re” protestuan kundër shembjen së banesave. Pati një përplasje mes banorëve dhe protestuesve, ku u arrestuan disa persona, mes tyre edhe  ish-deputeti Klevis Balliu. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali protestat e opozites elisa spiropali protestat e opozites

Sondazh

Poll