Aktualitet

Qëlloi me thikë për vdekje kunatin e tij/ Përfundojnë hetimet për Klajdi Shundin, prokuroria akuzon të riun për vrasje

24 Shkurt 2021, 11:37 Nga DOSJA
Qëlloi me thikë për vdekje kunatin e tij/ Përfundojnë

TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Klajdi Shundin, i riu që vrau kunatin e tij, Vladimir Zhvesda natën e ndërrimit të viteve. Ndaj Shundit, prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare.

Shundi kishte ftuar motrën dhe kunatin me rastin e Vitit të Ri për të festuar blerjen e një apartamenti të ri. Pasi kanë pirë dhe janë dehur, viktima ka nisur të konfliktohet me bashkëshorten e tij, e cila është njëkohësisht dhe motra e 34-vjeçarit.

Më pas Shundi i ka kërkuar Zhvezhdës që të grindej në shtëpinë e tij, por të shkonte dhe të sqarohej në banesën e tyre.Pasi ka dalë nga banesa e Shundit poshtë pallatit, sherri ka vijuar midis dy bashkëshortëve dhe fëmijët e tyre lajmëruan dajën e tyre që të zbriste poshtë.

Pasi janë përplasur fizikisht, 34-vjeçarie ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij duke i shkaktuar vdekjen.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klajdi shundi klajdi shundi

Sondazh

Poll