Aktualitet

Grabitja e kambistit në Korçë, arrestohet ish-polici Martin Arrëza dhe ndihmësi i tij, 33-vjeçari përdorte simbolet e ‘

24 Shkurt 2021, 09:29 Nga DOSJA
Grabitja e kambistit në Korçë, arrestohet ish-polici Martin

KORÇË– Zbardhet grabitja e kambistit Shefqet Muço! Gjashtë javë pas ngjarjes së rëndë, policia ka vënë në pranga ish-efektivin Martin Arrëza, i cili akuzohet se ka bashkëpunuar me Agim Çaçin, të arrestuarin e parë, në grabitjen e 11 janarit.

Mësohet se Arrëza, 33 vjeç, banues në Korçë, ishte shpallur në kërkim për grabitjen e 40 milionë lekëve, që ia mori nga duar kambistit Muço në Korçë. Arrëza ka qenë më herët pjesë strukturës së Policisë së Shtetit, por është përjashtuar për shkak të përfshirjes së tij në aktivitete kriminale. Arrëza është arrestuar edhe më parë dhe dënuar për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Edhe pse i përjashtuar nga radhët e bluve, Martin Arrëza mbante ende simbolet e policisë me të cilat u prezantihej njerëzve. Bashkë me Arrëzën u vu në pranga edhe bashkëpunëtori i tij, Adhurim Shega që akuzohet se ka ndihmuar në grabitjen e 11 janarit. Më herët është vënë në pranga Agim Çaçi. Policia ka identifikuar dhe bashkëpunëtorin e tretë, që priste në makinë shokët që do merrnin para dhe po punohet për kapjen e tij

Si ndodhi grabitja?

Tre grabitësit u futën në banesën e kambistit Muço në rrugën e “Bilbilave”, në Korçë, por janë përballur me të gjithë anëtarët e kësaj familjeje, ndërkohë që një person i katër i priste në makinë për tu larguar së bashku pas marrjes së parave. Por plani nuk shkoi ashtu! Ka qenë vetë kambisti Shefqet Muço që është përleshur fizikisht dhe ka vënë poshtë një prej autorëve, të identifikuar si Agim Çaçi 50-vjeç nga Moglica, duke e mbajtuar deri në mbërritjen e policisë.

Fqinjët janë zgjuar nga ulërimat e familjes Muço dhe kanë mbërritur pranë tyre, ndërkohë që treguar për mediat se kanë parë të gjakosur një prej autorëve. Të lënduar gjithashtu nga përleshja kanë mbetur edhe vetë kambisit Muço, e shoqja e tij dhe i biri. Të tre anëtarët e familjes Muço bashkë me një nga grabitësit janë dërguar në spital ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore.

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adhurim shega grabitet shtepia e kambistit ne korce martin arreza shefqet muco adhurim shega grabitet shtepia e kambistit ne korce martin arreza shefqet muco

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shkurt 2021, 08:58

KUKËS– Një 50-vjeçar i i dentifikuar si Agron Nika, banues në Kukës, është vënë në pranga pasi akuzohet se ka zhvatur 12 milionë lekë nga një ...