Operacioni ‘Premtimi’/ Arrestohet personi i tretë, vijon puna për kapjen e personave të përfshirë në aktivitet. U prem
24 Shkurt 2021, 10:38Nga DOSJA
TIRANË–Policia e Tiranës ka vënë në pranga personin e tretë i cili bënte pjesë në aktivitetin e prostitucionit. Si rezultat është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i personit të shpallur në kërkim F. Xh., 26 vjeç.
I riu në bashkëpunim me shtetasit J. D. dhe T. M., (të arrestuar më parë në kuadër të këtij operacioni), me premtimin për martesë dhe për t’u larguar në vendet e BE-së, kanë sjellë në Shqipëri dy shtetase, të cilat dyshohet se i kanë shfrytëzuar seksualisht me persona të tjerë.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në aktivitet kriminal.
NJOFTIMI:
Vijon operacioni “Premtimi”, shkon në 3 numri i të arrestuarve.Kapet dhe vihet në pranga një tjetër shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.Në vijim të operacionit policor të koduar “Premtimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prostitucionit, finalizuar dy javë më parë nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme në DVP Tiranë, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 2 shtetas, ka vijuar puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Si rezultat është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim F. Xh., 26 vjeç.Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit J. D. dhe T. M., (të arrestuar më parë në kuadër të këtij operacioni), me premtimin për martesë dhe për t’u larguar në vendet e BE-së, kanë sjellë në Shqipëri dy shtetase, të cilat dyshohet se i kanë shfrytëzuar seksualisht me persona të tjerë.Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar si të përfshirë në aktivitet kriminal.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SARANDË– Mihal Trëndafili, 37 vjeç, i punësuar si bari është vënë në pranga, ndërsa babai i tij, Jani Trendafili, shoferi i mjetit të bashkisë Finiq...
TIRANË– Ditën e sotme është hedhur shorti në Apel për gjykimin Enkelejda Hoxhës, Edvin Priftit dhe 11 personave të tjerë.Seanca për Hoxhën është vendosur t...
SKRAPAR–Policia e Skraparit ka vënë në pranga një prej autorëve të dyshuar të plagosjes me thikë të dy të rinjve, që ndodhi të shtunën e kaluar, ndërkohë që mbe...
Departamenti i Shtetit nderoi të martën individë të vendeve të ndryshme për luftën kundër korrupsionit, mes së cilëve edhe gjykatësin shqiptar Ardian Dvorani.&C...
Aktualitet24 Shkurt 2021, 08:58
KUKËS– Një 50-vjeçar i i dentifikuar si Agron Nika, banues në Kukës, është vënë në pranga pasi akuzohet se ka zhvatur 12 milionë lekë nga një ...
TIRANË– Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka dhënë njoftimin zyrtar për mbylljen e Kapshticës. Ashtu sikurse pala kufitare greke bëri të ditur një ...
DURRËS– Dosja.al ka zbardhur kronologjinë e sherrit të ndodhur një natë më parë në qytetin e Durrësit, si pasojë e të cilit u plagosën nënë e bir me armë z...