Aktualitet

Hidhet shorti në Apel për gjykimin e Enkelejda Hoxhës dhe mjekut Edvin Priftit! Caktohet data e seancës, kush do jenë gjyqt

24 Shkurt 2021, 09:54 Nga DOSJA
Hidhet shorti në Apel për gjykimin e Enkelejda Hoxhës dhe mjekut

TIRANË– Ditën e sotme është hedhur shorti në Apel për gjykimin Enkelejda Hoxhës, Edvin Priftit dhe 11 personave të tjerë.

Seanca për Hoxhën është vendosur të mbahet me 2 mars në orën 11:00. Ndërkohë që dhe trupa gjykuese është vendosur. Kryesues i seances është zgjedhur Nertina Kosova dhe antarë të saj do të jenë Dhimitër Lara dhe Sokol Binaj.

Enkelejda Hoxha u vu në pranga  javë më parë nga SPAK, bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani. Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi. Për të gjithë GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, mirëpo emri i Kanit nuk ka dalë në asnjë prej përgjimeve të publikuara.

Ndërkohë që pas akuzave të ngritura dhe arrestimit të saj Këshilli i Lartë i Gjyqësor, ka pezulluar nga puna gjyqtaren.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhimiter lara enkelejda hoxha nertila kosova seanca per enkelejda hoxhen sokol binaj dhimiter lara enkelejda hoxha nertila kosova seanca per enkelejda hoxhen sokol binaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shkurt 2021, 08:58

KUKËS– Një 50-vjeçar i i dentifikuar si Agron Nika, banues në Kukës, është vënë në pranga pasi akuzohet se ka zhvatur 12 milionë lekë nga një ...