Aktualitet

Vrasja e dy vëllezërve Bilali flet avokati i Arsen Stojkut: Po mbahet për një disk makine, e kanë torturuar në qeli

24 Shkurt 2021, 11:11 Nga DOSJA
Vrasja e dy vëllezërve Bilali flet avokati i Arsen Stojkut: Po mbahet

TIRANË– Avokati i Arsen Stojkut, që ndodhet pas hekurave për vrasjen e dy vëllezërve Bilali, Artan Gjuzi ka deklaruar se klienti i tij po mbahet padrejtësisht në burg, për shkak të një disku makine. Pas seancës gjyqësore të mbajtur ditën e sotme për Stojkun, Gjuzi tha se nuk ka më besim tek organet e drejtësisë pasi prej dy vitesh janë shkelur sistematikisht procedurat dhe të drejtat dhe liritë e të pandehurit.

Sipas avokatit, Stojku është mbajtur 50 ditë në qeli në kushte të torturës së jashtëzakonshme dhe për këtë gjë nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Drejtoria e Burgjeve.

“Sot ka qenë seanca e radhës në ngarkim të të pandehurit Arsen Stojku i akuzuar për veprën penale vrasje të më shumë se dy personave. Ju faleminderit që keni ardhur sepse kemi nevojë për praninë e mediave se nuk kemi besim te organet e drejtësisë për këtë shtetas. Që në momentin që është arrestuar dy vite më parë janë shkelur sistematikisht procedurat dhe të drejtat dhe liritë e të pandehurit. Është shkelur prezumimi i pafajësisë, janë gjykuar dy persona të tjerë dhe janë në përfundim të gjykimit Myslim Rama dhe Denis Brahimi të cilët akuzohen për përkrahje të autorit të krimit. Dënohen dy persona për përkrahje të autorit të krimit, ndërkohë që autor të krimit nuk kemi. Është shkelur neni 30 i Kushtetutës dhe prezumimi i pafajësisë. Që në fillim zoti Stojku është mbajtur 50 ditë në qeli në kushte të torturës së jashtëzakonshme. Në lidhje me këtë kemi bërë dhe një kallëzim për drejtorin e burgut, për shkak të mbajtjes në kushte çnjerëzore dhe të torturës së jashtëzakonshme të pandehurit. Prokuroria nuk ka prova direkte apo indirekte. Arsen Stojkun e përfshin në ngjarje një disk i makinës, po mbahet padrejtësisht në qeli,”- tha Gjuzi.

Dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali u ekzekutuan me breshëri automatiku në pragun e portës së tyre më 30 mars 2019. Astriti është babai i Asmer Bilalit, boksierit të arrestuar si pjesë e grupi “Bajri”. Ngjarja dyshohet se lidhet me hakmarrjen dhe luftën mes bandave në Shkodër. Në pranga për këtë ngjarje janë vënë Arsen Stojku dhe Mislim Rama. Nga ana tjetër, në kërkim janë shpallur dy persona, Ibrahim Lici që është i dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë dhe një person me inicialet D.B., 29 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale të “Përkrahja të autorit të krimit”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arsen stojku artan gjuzi astrit bilali brahim bilali ekzekutimi i vellezerve bilali mislim rama arsen stojku artan gjuzi astrit bilali brahim bilali ekzekutimi i vellezerve bilali mislim rama

Sondazh

Poll