Aktualitet

Kokainë, vjedhje, dhunë në familje! Gjashtë të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet

24 Shkurt 2021, 09:43 Nga DOSJA
Kokainë, vjedhje, dhunë në familje! Gjashtë të

TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 persona të cilët kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Mësohet se në pranga është vënë 37-vjeçari A. Sh., i cili ka qenë i dënuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në pranga ka rënë dhe Gj. K., 53 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij; si dhe A. M., 41 vjeç, pasi ka vjedhur disa veshje në një dyqan.

NJOFTIMI:

Bien në pranga 6 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh., 37 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, sepse në Rrugën e Elbasanit, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, menjëherë sapo i është dhënë shenjë ndalimi nga Policia, ka hedhur nga xhami i pasagjerit një qese me një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Gj. K., 53 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;

A. M., 41 vjeç, pasi ka vjedhur disa veshje në një dyqan.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Komisariatit Nr. 3, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në bazë të urdhrit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, bënë ndalimin e shtetasit T. T., 42 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

N. H., 49 vjeç dhe R. M., 29 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane arrestime ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shkurt 2021, 08:58

KUKËS– Një 50-vjeçar i i dentifikuar si Agron Nika, banues në Kukës, është vënë në pranga pasi akuzohet se ka zhvatur 12 milionë lekë nga një ...