Aktualitet

Ia bënë të vëllanë për spital, zbardhet plagosja e nënë e bir në Durrës, Ergysi u kthye me dy të tjerë për të marr

24 Shkurt 2021, 08:35 Nga DOSJA
Ia bënë të vëllanë për spital, zbardhet plagosja e

DURRËSDosja.al ka zbardhur kronologjinë e sherrit të ndodhur një natë më parë në qytetin e Durrësit, si pasojë e të cilit u plagosën nënë e bir me armë zjarri. Mësohet se fillimit janë konfliktuar vëllai i të plagosurit Flamur Çerma, O. Çerma dhe vëllai i autorit të plagosjes Ergys Juga, Zyber Juba. O. Çerma dhe Zyber Juba janë zënë me njëri-tjetrin me grushte e sende të forta dhe ky i fundi ka përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Në sheshin përpara pallatit ku banojnë të dyja palët, kanë zbarkuar dy vëllezërit e Zyber Jubës, Ergys Juba dhe A.Juba si dhe vëllai i O. Çerma, Flamur Çerma. Ata janë përleshur me njëri-tjetrin dhe ka qenë 33-vjeçari Ergys Jurba ai që ka qëlluar drejt Flamur Çermëes. Ky i fundit është konfliktuar verbalisht me të pasi ka qenë brenda në makinë, ndërsa Ergys Juba e ka tërhequr për ta nxjerrë jashtë e për ta rrahur.

Agravimi i konfliktit, bëri që Ergys Juba të nxirrte armën dhe të qëllonte drejt lamur Çermës. Në vendin e ngjarjes, ka dalë edhe nëna e këtij të fundit dhe është futur mes plumbave. Plumbat kanë kapur në këmbë, Flamur Çermën dhe nënën e tij, Valbona Çerma. Të dy ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Ergys Juba është vënë në pranga.

Në kërkim janë shpallur vëllai i autorit, A.Juba dhe shoku i tyre O. N., 28 vjeç, pasi rezulton se ka ndihmuar në ngjarje. Ata akuzohen për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ergys juba flamur cerma plagosen nene e bir ne durres valbona cerma zyber juba ergys juba flamur cerma plagosen nene e bir ne durres valbona cerma zyber juba

Sondazh

Poll