Aktualitet

Në banesë kishin arsenal armësh, emrat e babë dhe bir që u zbuluan nga policia e Sarandës, i moshuari punonte si shofer, t

24 Shkurt 2021, 08:14 Nga DOSJA
Në banesë kishin arsenal armësh, emrat e babë dhe bir

SARANDË– Babë e bir të cilët kishin shndërruar banesën e tyre në një arsenal armësh janë zbuluar nga policia e Sarandës. Mihal Trëndafili, 37-vjeç ka rënë në prangat e policisë pasi në banesën e tij  janë gjetur arsenal armësh. Ndërkohë babai i tij, Jani Trëndafili, është shpallur në kërkim.

Ky i fundit punon si shofer i mjetit që transporton fëmijët në shkollë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës material 10 armë zjarri dhe municion luftarak, konkretisht:1 mitraloz të lehtë, 2 kallashnikovë, 3 armë zjarri pushkë dhe 4 armë gjahu, 1 granat-hedhës dhe 220 fishekë luftarakë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arme ne sarande jani trendafili mihal trendafili arme ne sarande jani trendafili mihal trendafili

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shkurt 2021, 21:01

TIRANË– Fiks Fare ka denoncuar me zë dhe figurë veprimet e një punonjësi të Konsullatës Shqiptare në Selanik, i cili rreh dhe ofendon qytetarët.“Do t...