Aktualitet

Vrasja e dy motrave në Astir, Adriana kërkon kujdestarinë e djalit të Zhanetës

24 Shkurt 2021, 08:25 Nga DOSJA
Vrasja e dy motrave në Astir, Adriana kërkon kujdestarinë e

TIRANË– Adriana Metani, motra e dy grave që u vranë në Astir nga Përparim Ademi, kërkon kujdestarinë e djalit të një prej viktimave, Anxhelos. Konkretisht Adriana kërkon kujdestarinë e djalit të Zhanetës.

Anxhelo është 14 vjeç dhe aktualisht jeton me Adrianën por ajo kërkon që ta ketë atë në mënyrë të ligjshme. I mituri nuk e ka as të atin, dhe pasi Përparim Ademi vrau të ëmën Zhaneta, dhe tezen, Kristina, jeton me tezen tjetër, Adriana. Kjo e fundit po përgatit procedurat për ta marrë ligjërisht 14-vjeçarin dhe pritet të përballet me nje proces gjyqësor.

Ngjarja e rëndë tronditi Shqipërinë më 31 dhjetor. Përparim Ademi vrau me armë zjarri dy motrat Kristina Bardhin dhe Zhaneta Metanin në banesën e tyre në Astir, në sytë e Anxhelos, djalit 14-vjeçar të Zhanetës dhe Përparimit.

Zhaneta dhe Përparimi kishin marrëdhënie dashurie mes tyre. Përparimi kishte njohur fillimisht Kristinën, e kishte shfrytëzuar si prostitutë dhe më pas kishte marrë dhe Zhanetën që e kishte shfrytëzuar po ashtu në të njëjtën mënyrë. Ai ka deklaruar se k aka fëmijë me të dyja motrat. Vëllai i dy viktimave tregoi gjithashtu se Kristina dhe Zhaneta kanë shitur mbi dhjetë fëmijë, të detyruara nga Ademi. Sipas tij, motrat janë dhunuar e rrahur në mënyrë barbare shumë herë nga 59-vjeçari që në fund u mori dhe jetën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriana metani anxhelo kristina bardhi përparim ademi zhaneta metani adriana metani anxhelo kristina bardhi përparim ademi zhaneta metani

Sondazh

Poll